Rusia nuk i ndali sulmet as ditën e Pashkës, Zelensky: Ose Putini nuk e kontrollon plotësisht ushtrinë e tij, ose ‘armëpushimi” është…

Edhe pse Vladimir Putin dha urdhër për një armëpushimt të përkohshëm me rastin e Pashkës, presidenti Ukrainas Volodymyr Zelenskyy thotë se sulmet ruse kanë vazhduar.

 

Ai thotë se ka pasur një rritje të “numrit të granatimeve ruse dhe përdorimit të dronëve kamikaze” që nga ora 10 e mëngjesit të sotëm.

Zelensky shton se numri i dronëve FPV i përdorur nga Rusia është rritur dyfish.

“Ose Putini nuk e kontrollon plotësisht ushtrinë e tij, ose situata dëshmon se ata në Rusi nuk kanë qëllimin e një lëvizjeje reale deri në fund të luftës dhe u duhet vetëm PR i mirë në media.”

Zelenskyy gjithashtu falënderon mediat dhe “të gjithë ata që përhapin të vërtetën për atë që po ndodh”.

“Ia vlen të transmetohen jo shërbimet nga Moska, por të ushtrohet presion mbi Moskën që vërtet të shkojë për një armëpushim të plotë dhe ta mbajë atë për të paktën 30 ditë pas Pashkëve për t’i dhënë një shans diplomacisë,” shton ai.

Këtë mëngjes, presidenti i Ukrainës tha se Rusia tashmë ishte mbrapa në fjalën e saj, duke pretenduar se kishte pasur “dhjetëra” sulme në pozicionet ukrainase gjatë natës dhe deri në mëngjes.

Artikulli paraprakBasha uron Pashkën nga Kisha Ortodokse: Është dita me mesazhin kuptimplotë të shpresës dhe të triumfit të saj mbi erësirën
Artikulli tjetërE rëndë/ Adoleshenti dërgohet pa shenja jete në spital, ja çfarë dyshohet