Agjencia Botërore e Anti-Dopingut (WADA) e ka dënuar ashpër Rusinë. WADA ka marrë vendimin për të përjashtuar Rusinë për 4 vjet nga çdo aktivitet ndërkombëtar sportiv për çështjen e dopingut.
Kjo do të thotë se rusët nuk do të marrin pjesë në asnjë garë sportive, duke përfshirë edhe Lojërat Olimpike, por edhe Kampionatin Evropian 2020 apo Botërorin e Katarit. Rusia do të ketë 21 ditë kohë për të apeluar vendimin e rëndë.
Lajmi i rëndë për rusët është për ekipin e futbollit, i cili pasi organizoi Botërorin 2018, nuk do të mund të marrë pjesë në Evropian apo në Katar 2022. Rusët u kualifikuan në Grupin I eliminator si vend i dytë, duke u renditur pas Belgjikës.
Sakaq, nga përjashtimi i Rusisë pritet të përfitojë Skocia, e cila u rendit e treta në këtë grup.