Rusia urdhëron mbylljen e rrjetit social LinkedIn

Agjencia e telekomunikacionit e Rusisë, Roskomnadzor, ka urdhëruar zyrtarisht ofruesit e internetit që të bllokojnë rrjetin social LinkedIn.
Agjencia tha se po zbaton vendimin e gjykatës, i cili ka konstatuar se uebfaqja nuk ka vepruar në përputhje me ligjin që kërkon që të dhënat personale të shtetasve rusë, të ruhen në serverë në Rusi.
Më 10 nëntor, një gjykatë e Moskës ka refuzuar apelin e LindekIn kundër këtij vendimi.
Një zëdhënës i Roskomnadzor tha për agjencinë Interfax se LinkedIn, rrjet i fokusuar kryesisht në biznese, ka kërkuar takim me zyrtarët për të diskutuar çështjen.
Ligji, që thuhet se e ka shkelur LinkedIn, është përfshirë brenda legjislacionit të mbikëqyrjes, të nënshkruar nga presidenti rus, Vladimir Putin, në muajin korrik.

Artikulli paraprakHillary Clinton: Nuk doja të dilja nga shtëpia
Artikulli tjetërObama dhe Evropa, një marrëdhënie me ulje-ngritje