Ruspat i shembin shtëpinë, gruaja me lot në sy: Po tani ku ta fus kokën? Balliu: Ky është Edi Rama!

“I kërkova tre ditë kohë për të lëvizur gjerat e mia, por s’më lejuan”. Kështu deklaron mes lotësh pronarja e një prej banesave në Laprakë, e cila u shemb sot nga IKMT në sajë të projektit për zgjerimin e Unazës së Madhe.
“I kërkova tre ditë kohë për të lëvizur gjërat. Por nuk kam mundësi, se si shteti vepron kaq dhunshëm. Është dhunë psikologjike, e lodhshme. I kërkova tre ditë kohë për të lëvizur gjërat. Disa gjëra i lëviza, por jo të gjitha”, pohon për mediat zonja me lotë ne sy.
Në vendngjarje ndodhen dhe deputetë të opozitës në mbështetje të banorëve si dhe forca të mëdha policore. Pronarët e kësaj banese pohojnë se godina ishte në proces legalizimi.
Policia ka hyrë me forcë në banesë dhe ka nxjerrë prej andej familjarët që ishin ngujuar pak minuta më parë.
Me forcë është tentuar të shoqërohet dhe e zonja e shtëpisë, e cila në një moment është rrëzuar në tokë.

Balliu tek shtëpitë që po shemben: Ky është Edi Rama
Deputeti i PD, Klevis Balliu, ndodhet pranë banorëve të Laprakës, të cilët sot po rezistojnë me të gjitha forcat për të mos lejuar shembjen e shtëpive të tyre.
Pas incidentit që sapo ndodhi, kur Policia hyri më forcë brenda një shtëpie dykatëshe dhe nxori prej saj, burrë e grua, Balliu tha: ‘’Kjo do të thotë se çfarë do të thotë të fitojë Edi Rama. Kjo është pamja e fitores së Edi Ramës. Shembja e shtëpive të qytetarëve. Kanë protestuar si qytetarë, s’kanë ushtruar asnjë dhunë. Janë përpjekur të flasim me Policinë e Shtetit. Zonja është munduar të diskutojë me Policinë e shtetit, të diskutojë me drejtorët e bashkisë, si njeri, si qytetar.
‘’I kërkova tre ditë kohë….’’, dëgjohet zëri i zonjës në sfond, ndërkohë që shtëpia shembet pas shpinës së saj.

Exit mobile version