Sipas ekspertëve shëndetësor, konsumimi i një diete të balancuar dhe të shëndetshme është gjë thembesore për të jetuar më gjatë.
Për të jetuar më gjatë, ju gjithashtu duhet të bëni rregullisht ushtrime fizike. Çdo i rritur duhet të synojë të bëjë të paktën 150 minuta aktivitet fizik çdo javë, transmeton Telegrafi.
Nëse jeni duhanpirës, mënyra më e mirë për ta zvogëluar rrezikun e vdekjes së parakohshme është duke hequr dorë nga duhani.
Ekspertët tregojnë se shtimi i avokados në dietë është një mënyrë tjetër e mahnitshme për të jetuar më gjatë. Nutricionistët thonë se duhet të synoni t’i hani rreth katër avokado në javë. Avokadot e furnizojnë trupin me shumë vlera ushqyese, e zvogëlojnë kolesterolin, e ulin rrezikun e kancerit të prostatës, e rregullojnë shtypjen e gjakut, etj. Megjithatë, ndonëse avokadot janë të shëndetshme, mbani mend se avokadot përmbajnë sasi të larta të kalorive.