Sa herë që përpiqet të mashtrojë i vjen menjëherë një lajm që e nxjerr ashtu siç është, të menderosur

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar në lidhje me ardhjen e një delagacioni nga Gjermania ku u shprehën pro hapjes së negociatave të vendit tonë për tu bërë pjesë e BE-së dhe vendimin e shtetit holandez ku i tha PO Maqedonisë së Veriut dhe JO Shqipërisë për hapjen e negociatave.

Sipas Palokës, sa herë që kryeministri Rama përpiqet të mashtrojë i vjen menjëherë një lajm që e nxjerr ashtu siç është, të menderosur.

Postimi i plotë

“Sa here perpiqet te mashtroje ky apo ndonje nga dambllamanxhot qe ka rrotull, i vjen menjehere ndonje lajm nga Evropa qe e nxjerr ashtu sic eshte, te menderosur.

Dergoi Tao Pallen ne grup tresh ne Hollande dhe te nesermen qe treshja mashtroi perpara kamerave se ceshtja e vizave ishte mbyllur, Parlamenti i Hollandes e dergoi kerkesen drejt BE.

Sot ceshtja e rivendosjes se vizave me Shqiperine, eshte ngritur ne France dhe Zvicer.
Dergoi po Taon ne Gjermani dhe prape, vetem nje dite pasi Palla deklaroi se Gjermania do hapte negociatat per Shqiperine, DW shpalli qendrimin e kancelares Merkel kunder hapjes se negociatave ne qershor.

Dje shkoi vete ne Bruksel; njeren e mori nga plazhi, tjetrin e ngriti nga ziafeti, po per te mashtruar mashtroi po vete.

Sot del Hollanda dhe i thote Po Maqedonise se Veriut dhe JO Rames duke hedhur keshtu poshte mashtrimet e perseritura te Rames se per refuzimin ndaj Shqiperise shkak ishin “zgjedhjet ne PE“ apo “partite e ekstremit te djathte” qe ishin kunder zgjerimit ne pergjithesi e nuk e kishin me Ramen.

Po nuk e shporrem kete qelbesire qe ka qelbur Shqiperine e tani po qelb dhe Evropen, jo vetem nuk do shkojme perpara, por rreziku i riizolimit po behet gjithnje e me real”.

Exit mobile version