Jorida TABAKU
Kopjacët flasin për rritje të sektorëve ekonomikë ndërkohë që i vetmi sektor që është rritur është ai i oligarkëve pranë tyre. Kosto e jetesës për çdo qytetar është rritur, sipas INSTAT (raporti i fundit) çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike janë rritur me 1.25 pikë përqindje. Ndërkohë që ka gjashtë vjet që çmimet e energjisë, karburantit dhe tarifat e arsimit të lartë rriten ndërsa të ardhurat e qytetarëve pakësohen si pasojë e taksave, te cilat sot jane me te lartat ne rajon.
Mbas gjashte vitesh një gjë ka qënë e sigurtë pëe biznesin, rritja e taksave. Vetëm me paketën fiskale 2018, rritën taksën e pronës 2 deri më 4 herë. Pa folur për tatim fitimin, të ardhurat personale etj. Bizneset vazhdojnë të kenë besueshmëri të ulët për rritjen e ekonomisë ndërsa konsumatorët kanë besim të ulët në ekonomi. Borxhi publik është rritur në 71% prej PPP-ve ndonëse ministri vazhdon të këmbëngulë që PPP nuk paguhen nga paratë e shqiptarëve!
Por kopjacët vazhdojnë të marshojnë në rrugën e tyre të verbër dhe abuzive, duke vjedhur gjithçka munden. Kryeministri Rama dhe kopjacët e tij nuk mund të mohojnë se sot shqiptarët taksohen më shumë, paguajnë më shtrenjtë dhe të vetmit që përfitojnë janë oligarkët e oborrit. Ata që jo rrallë herë pastrojnë paratë që pjesa tjetër e kësaj qeverie përfiton nga biznesi i vetëm që ka njohur rritje nga shtatori 2013, droga!