Partitë e krijuara zbuluan fytyrat e vërteta të kukullave të Ramës

Nga Alban DACI

Sa më shumë parti pseudo të djathta të bëhen aq më shumë e forcojnë PD!

“Bumi” i krijimit të partive të ashtuquajtura të djathta pak para zgjedhjeve e forcon aq më shumë bindjen se alternativa e vetme për rotacionin mbetet PD.

Ish drejtues të rëndësishëm në PD kanë ndërmarr pak para zgjedhjeve nismat e tyre për të krijuar parti të reja të ashtuquajtura të djathta.

Keshtu tashmë Murrizi bëri një parti, Patozi e ka bërë prej kohësh, Topi se dimë nëse e ka akoma partinë, Rudina po përpiqet të bëj diçka e çfarë s’po e kuptojmë e po ashtu pritet që edhe Jozofina të bëj një të tijen.

Po çfarë kanë të përbashkët këta ish drejtues të PD që duan parti? Pse po i bëjnë ato dhe pikërisht tani para zgjedhjeve?

1. Ata nuk po i bëjnë këto parti se janë të djathtë e duan të vazhdojnë të jenë pjesë e kësaj filozofie politike. Gjithashtu, ata nuk po i bëjnë këto parti, sepse nuk gjetën hapësirë demokratike tek PD. Po të ishte kështu, ata do të kishin krijuar maksimumi një parti ose një lëvizje të vetme e të përbashkët, por ato kanë vendosur të krijojnë nga një parti me një anëtar e një kryetar në të njëjtën kohë, sepse ata janë të sëmurë për pushtet e po ashtu të pushtuar nga egoizmi dhe xhelozia

2. Ata janë të pa ngopur me pushtet. Atyre nuk u ka mjaftuar se çfarë ju ka ofruar, ndoshta edhe padrejtësisht në këto vite PD e po ashtu militanca e kësaj partie. Këta janë të frustruar gjithë jetën e tyre nga inferioriteti njëlloj si Hamzaj përballë Skënderbeut. E folura në vesh nga Rama dhe njerëzit e tij i ka bërë këta ish drejtues të PD të ndërmarrin aktin e tradhtisë ashtu siç e mori Hamzaj ndaj Skënderbeut

3. Këta ish drejtues të PD me formimin e partive personale pak para zgjedhjeve kanë tradhtuar idealet e të djathtës me të cilat janë kamofluar e kanë fituar pushtet e privilegje nën logon e PD. Pse e them këtë? Sepse, partitë që kanë formuar ata nuk pretendohet të jetë alternativë, sepse një filozof apo një alternativë politike nuk ndërtohet në pak muaj. Këto subjekte kanë vetëm një qëllim, të godasin padrejtësisht të djathtën dhe PD dhe në këmbim të marrin privilegje e mbështetje nga PS

4. Këto subjekte po krijohen për të goditur PD, por në fakt e bëjnë më të fortë, sepse kështu ata bëjnë dallimin e qartë mes vetes së tyre dhe PD. Qytetarët edhe nëse do të kishin ndonjë dyshim tek PD, tashmë nuk kanë asnjë, sepse janë të bindur se PD mbetet alternativa e vetme, ndryshe nga PS apo nga patericayt e saj të kamofluar me emra e me figura që makjazhin e kanë të djajtë e zemrën në të majtë

5. Këta ish drejtues të PD, në fakt do i bënin një dëm më të madh kësaj të fundit, nëse do të vazhdonin të qëndronin të kamufluar si të djathtë, por në shërbim të majtës. Me largimin e tyre i kanë bërë një shërbim të madh PD, duke e lënë si të vetmen alternativë reale në vend.

Exit mobile version