Vetëm 150 minuta ushtrime në javë do të ulni mundësinë e shfaqjes së kancerit.Aktiviteti fizik në çast ndikon në shëndetin mendor, ndërkaq shëtitja prej 35 minutave në ditë zvogëlon depresionin.
Nuk jeni të detyruar të lodheni me vrapimin apo vozitjen e biçikletës një kohë të gjatë, sepse edhe aktiviteti minimal mjafton të përmirësoni shëndetin mendor dhe atë fizik.
Është lajthitje që nëse ushtroni më pak apo nuk ushtroni vazhdimisht nuk do të keni kurrfarë përparësish, thotë dr. Edward Phillips, specialist i mjekësisë në Universitetin e Harvardit.
Shkencëtarët me hulumtime kanë konstatuar se sa saktësisht duhet patjetër të ushtroni çdo ditë, përkatësisht në javë në mënyrë që të pengoni sëmundjet kronike.
450 minuta ushtrime në javë zvogëlon rrezikun nga vdekja e parakohshme për 39 për qind
175 minuta ushtrime zbut simptomat e depresionit
150 minuta ushtrime në javë zvogëlon rrezikun nga kanceri
120 minuta ushtrime në javë përmirëson memorien
60 deri në 90 minuta ushtrime në javë ulin shtypjen e lartë të gjakut
30 minuta trajnim në intervale në javë mund të pengojë diabetin.