Sa palë zgjedhje mund të blihen me 180 milionë euro

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, ish-deputeti Agron Duka, përmes një postimi në rrjetin social pyet se sa palë zgjedhje mund të fitohen me 180 milionë eurot e kokainës të bllokuar në Durrës. Duka bën edhe një ironi lidhur me sasinë e kokainës së kapur, duke shkruar se Porti i Durrësit është zbardhur më shumë se qyteti i Durrësit, i mbuluar nga reshjet e borës. “Porti i Durrësit qënka zbardhur më shumë se qyteti i Durrësit. Sa palë zgjedhje mund të blihen me 180 milionë euro”, shkruan Duka në Facebook.
Mbrëmjen e 27 shkurtit në Maminas, magazinat e kompanisë “Arbri Garden” që importonte fruta ekzotike nga vendet e Amerikës Latine, u sekuestrua sasia rekord prej 613 kg kokainë, me një vlerë prej 180 milionë euro.

Artikulli paraprakMeta reagon për kokainën: Krimi rrezikon sigurinë kombëtare
Artikulli tjetërÇfarë tregojnë 20 kodet në 528 pakot e kokainës