Rezultatet kryesore të Censit të kryer në vitin 2023 do të publikohen më 28 qershor.
Gjatë prezantimit të raportit vjetor për vitin 2023 në komisionin e Ekonomisë drejtoresha e Instat Elsa Dhuli tha se Instat do të publikojë në tetor një platformë me të gjitha të dhënat e detajuara të mbledhura nga Censi deri në nivel bashkie.
Më herët publikimi i rezultateve ishte parashikuar të bëhej më datë 19 qershor
Drejtuesja e Instat konfirmoi edhe njëherë se hakerimi nuk preku të dhënat e mbledhura për Cens ndërsa në fund të muajit përfundon ndërhyrja në sistem për të eliminuar dëmet.
Censi nisi në 18 shtator 2023 dhe duhet të përfundonte në 30 tetor.
Përgjatë këtyre javëve qytetarët janë pyetur në lidhje me familjen, punën, arsimin si dhe për fenë, gjuhën dhe etninë.
Për të bërë regjistrimin e popullsisë dhe banesave në terren janë angazhuar më shumë se 5200 anketuesë. Censi kryhet një herë në 10 vjet.