Sabah Sheta: Të vendosur për të fituar të drejtën tonë. Do të përdorim çdo mjet demokratik për çlirimin e Krujës nga izolimi

Nga Sabah Sheta

Të nderuar vellëzër krutanë. Me mirënjohjen më të madhe, e me përulje ju falenderoj për rezistencën tonë të përbashkët për të cliruar Krujën nga izolimi që na ka mundësuar investimi i rrugës Thumanë Kashar.

Ju ftoj sërish për të mos bërë as një hap pas të jemi të vendosur për të marrë atë që na takon, për të fituar të drejtën tonë.

I bëjmë thirrje qeverisë, firmës koncesionare që të reagojnë sa nuk është vonë për ti dhënë zgjidhje një problemi jo të vogël dhe të krijuar prej tyre me krutanët.

Ne do të fitojmë pasi kemi të drejtën me vete. Do të vazhdojmë sërish protestën e kësaj here ditën e martë ora 18.00 ftoj të gjithë banorët e Bashkisë Krujë të na bashkohen pa dallim bindjesh politike dhe pozicionesh drejtuese.

Të zgjedhurit e Krujës e kanë për detyrë për të qenë në këtë protestë qytetare dhe vënë nën presion qeverinë për të krijuar mundësinë mijëra bizneseve dhe 85 mijë qytetarëve të Krujës !

Për ne është dhe zgjidhje hapja e ish rrethrrotullimit të Thumanes, por dhe cdo dalje tjetër e mundësuar tani pa hyrë në faza projektesh që do të mbeten syrtarësh do të ishte në shërbim të qytetarëve.

Si qytetar, si krutan, si kreu i demokratëve euroatlantikë të degës Krujës do të jap cdo mbështetje vëllezërve të mi që duan të clirohen nga ky izolim.

Duam të dëgjohemi dhe të na merren parasysh kërkesat, në të kundërt përshkallëzimi do të vijë dhe ne nuk do të jemi përgjegjës për asgjë vecse mos provokoni sepse krutanët dinë shumë mirë ti përgjigjen shumë mirë dhe këtij maskarallëku.

Exit mobile version