Sabah Sheta: “Votoni Nr. 4 që t’i kthejmë Krujës dinjitetin!”

Sabah Sheta, kreu i Demokratëve Euroatlantikë në Krujë, përmes një mesazhi të drejtpërdrejtë për qytetarët krutanë, ka kërkuar mbështetjen për Koalicionin Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit. Ai shpreh shqetësimin për gjendjen e vështirë të qytetit të Krujës dhe thirrjen për ndryshim të vërtetë, duke u bërë apel qytetarëve të votojnë Nr. 4 në fletën e votimit.

“Ju kërkoj të votoni djemtë e rinj të Krujës që të punojnë për Krujën tonë, që Kruja të jetë e para, e jo për xhepat e pushtetarëve!” – shkruan Sheta.

Ai thekson mungesën e dokumentacionit të pronësisë pas 34 vitesh demokraci, dhe pamundësinë për zhvillim ekonomik pa letra pronësie. Sipas tij, prioriteti i Koalicionit Euroatlantik është zgjidhja e këtij problemi, si dhe ndërtimi i rrugëve jetike si Krujë-Tiranë dhe Krujë-Thumanë.

Sheta i bën thirrje qytetarëve të mos votojnë më për “xhaketat e vjetra” që e kanë varfëruar qytetin, por për një brez të ri, të pakorruptuar dhe të vendosur për ndryshim.

Postimi i plotë i Sabah Shetës:

Të nderuar Krutanë e Krutane, vëllezër e motra,
Ju kërkoj të votoni djemtë e rinj të Krujës që të punojnë për Krujën tonë, që Kruja të jetë e para e jo për xhepat e pushtetarëve!
Të votoni nr. 4 që të punojmë që Krujës t’i kthehet dinjiteti!
Të votoni nr. 4 që Krutanëve t’u regjistrohen pronat që sot, mbas 34 vjet demokraci, nuk kemi hipotekë në tokat tona.
I kemi tokat që na i kanë lënë të parët dhe s’kemi si t’i zhvillojmë e të ndërtojmë diçka në to, se nuk kemi letra.
Kam shumë besim që Krutanët nuk do të votojnë më xhaketat e vjetra të 34 viteve që vetëm e kanë shkretuar Krujën duke e vjedhur!
Prioriteti dhe vendosmëria jonë është të bëjmë rrugën Krujë-Tiranë dhe rrugën Krujë-Thumanë që t’i hapet frymëmarrja qytetit.
Të bëjmë me letra të gjitha tokat e Krutanëve, si qyteti më i diskriminuar në Shqipëri.
Ju jam shumë mirënjohës që e doni aq shumë atë vend, edhe pse duan të na shpopullojnë duke na lënë pa rrugë, pa asnjë investim, dhe ju prapë nuk dorëzoheni që të shisni pronat e të parëve tanë, me gjithë sikletin që po kaloni.
Votoni nr. 4 dhe djemtë tuaj të rinj pa komplekse.
Votoni nr. 4 që Kruja të jetë po ajo Krujë e të parëve tanë.

#SabahSheta #KrujaZgjohet #KoalicioniEuroatlantik #VotoNr4 #KEA2025 #ShqiperiaMeritonMeShume

Artikulli paraprakEndri Hasa nga Fushëmbreti: “Qytetarët nuk kërkojnë mëshirë, por vëmendje!”
Artikulli tjetërKandidati i Koalicionit Euroatlantik, Gazment Koduzi, nxjerr mashtrimin e Rilindjes: Shëndetësia falas nuk ekziston