Sabiha Kasimati, shkencëtarja e parë zonjë!

Nga Jorida TABAKU

Përkujtojmë sot 109 vjetorin e lindjes së zonjës së nderuar Sabiha Kasimati. Shkencëtares së parë zonjë.

Jeta e saj është një shembull përkushtimit dhe tragjedia që ajo kaloi shembull se si regjimet vrasin dijen dhe guximin.

Përkushtimi saj, dashuria karshi vendit dhe shkencës janë shembull i forcës që një zonjë ka për të hedhur themelet e shkencës moderne në kombin tonë.

Ajo duhet të kishte një vend edhe më të madh në shoqërinë tonë.

Jeta e saj dhe mbi të gjitha vepra janë tregues për rolin e zonjave dhe grave në shkencë e shoqëri.

Një shembull që shpesh ua kujtoj fqmijëve të mi, sidomos vajzave që sot kuptojnë dhe dëgjojnë më me kujdes.

I përhershëm qoftë kujtimi nderuar për shkencëtaren zonjën Sabiha Kasimati.

Exit mobile version