Safet Bajri shoqërohet me urdhër të GJKKO-së, dyshohet për një vrasje! Urdhër-arrest edhe për Asmer Bilalin dhe Behar Bajrin

Safet Bajri është shoqëruar ditën e sotme (21 Shkurt) me urdhër të Gjykatës së Posaçme.

 

Safet Bajri dyshohet për një vrasje të kryer në vitin 2018, ndërsa urdhër arrest është lëshuar edhe për Asmer Bilalin dhe kushëririn e tij, Behar Bajri, raporton gazetarja Klodiana Lala.

Bilali ndodhet në burgun e Reçit, ku edhe do t’i komunikohet akuza e re.

Kujtojmë që 3 ditë më parë, 18 Shkurt, në banesën e Safet Bajrit u kryen kontrolle ng forcat RENEA.

Pas aksionit të RENEA, ai reagoi duke u shprehur se sa herë që policia shkon në banesën e tij i jep USB e kamerave. Safet Bajri deklaroi se nuk ka lidhje me asgjë, duke përmenduar masakrën e Dobraçit.

Ai theksoi se Asmer Bilalin e kaa shok, duke theksuar se “kurrë në jetë nuk i kam ndërhyrë në probleme dhe as nuk e lejoj të më ndërhyjë në problemet e mia”.,

“Kur vjen policia, i jap USB e kamerave, nuk kam lidhje me asgjë, dhe sulmohet Safeti. Për çfarë? Ka ardh RENEA te banesa ime… në lidhje me masakrën e Dobraçit unë ua kam dhënë kamerat. Unë me atë familje nuk kam pasur kurrë asnjë problem. Asnjëherë në jetë nuk kemi pasur probleme me familjen Lici. Njerëzit kanë shoqëri të ndryshme, kur ta votojë parlamenti dhe të më caktojnë mua se kë të kem shok atëherë unë nuk rri se po shkel ligjin. Konflikti me familjen Lici nuk ekziston, njerëzit mund të kenë inat pse unë kam shok x apo y… Unë Asmer Bilalin e kam shok dhe nuk e mohoj. Kurrë në jetë nuk i kam ndërhyrë në probleme dhe as nuk e lejoj të më ndërhyjë në problemet e mia”, tha Safet Bajri për Top Story.

Gjithashtu reagoi edhe avokati i tij, i cili u shpreh se “Safet Bajrin nuk ka asnjë provë që e lidh me asnjë grup kriminal”.

“Në lidhje me Safet Bajrin nuk ka asnjë provë që e lidh me asnjë grup kriminal. Disa herë i kanë vajtur në shtëpi dhe ka qenë i hapur me hetimin dhe është i  gatshëm të përballet me këtë hetim. Sesi lidhen tre ngjarjet kriminale është çështje e prokurorisë”, lexoi gazetarja Lala mesazhin e avokatit në emisionin “Open” në News24.

Më tej Lala tha: “Nuk ka një urdhër arresti ndaj tij, prokuroria kërkon një provë që avokati nëse ka dëshirë mund ta thotë. Ne jemi të paqartë. Kërkohet një provë që sipas prokurorëve mund të cojë në zbardhjen e masakrës së Dobracit”.

Artikulli paraprakBasha i përgjigjet sulmeve të Berishës: Dr. Pazari ka zgjedhur koalicionin anti-SPAK, unë atë me qytetarët që duan fundin e pandëshkueshmërisë
Artikulli tjetër“Elbasani është qyteti im i zemrës”/ Mirela Karabina: Si kandidate e Koalicionit Euroatlantik, angazhimi im do të jetë maksimal për të përfaqësuar zërin e qytetarëve