Salah, De Bruyne e Robben…

Mohamed Salah është vetëm një nga lojtarët që është larguar pa të drejtë nga Jose Mourinho te Chelsea dhe dy regjimet e tij janë të mbushur me shitjet e yjeve në mënyrë paraprake.
Ylli egjiptian nuk pati shumë mundësi nën drejtimin e Special One kur iu bashkua bluve nga Basel.
Por pasi ringjalli karrierën e tij në futbollin italian te Fiorentina dhe Roma, ai është rikthyer në Premier League dhe tani po shkëlqen te Liverpool.

Mohamed Salah
Salah, 25 vjeç, ka shënuar 28 gola në sezonin e tij të parë në “Anfield” deri tani, teksa udhëhoqi Egjiptin drejt Kupës së Botës.
Mourinho e la të largohet Salah pas vetëm 19 paraqitjeve në “Stamford Bridge” në 18 muaj. Por ai nuk është ylli i vetëm që u “skarcua” nga Mourinho për të shkëlqyer diku tjetër.

Robert Huth
I shitur te Middlesbrough për 7 milionë euro në gushtin e 2006 pasi ishte një rezervë e përhershme në dy triumfet e Chelsea-t në regjimin e parë të Mourinho-s në Premier League. Ai ishte një nga lojtarët kyç të skuadrës së Leicester që fitoi titullin në 2015.

William Gallas
Iu bashkua Arsenal-it në vitin 2006 dhe luajti katër sezone të mirë me Topçinjtë. Ai gjithashtu kaloi tre vite te Tottenham, por largimi nga Chelsea e la me një shije të hidhur lojtarin, me blutë që pretendonin se ai kishte kërcënuar se do të shënonte një autogol nëse do të luante në formacion në ndeshjet e para të sezonit 2006/07.

Arjen Robben
U shit te Real Madrid për 28 mln euro në gushtin e 2007 pas tri viteve të kaluara në “Stamford Bridge” ku bëri 105 paraqitje. Holandezi fluturues është drejt sezonit të fundit me rekordmenët e Bundesliga-s Bayern Munich.

Glen Johnson
I shitur te Portsmouth për 5 milionë euro në gushtin e 2007. Chelsea u mundua ta blinte sërish pas dy viteve, por ish-mbrojtësi i djathtë anglez iu bashkua Liverpool për 20 mln euro. Tashmë luan te Stoke City.

Kevin de Bruyne
I shitur te Wolfsburg për 24 mln euro në janarin e 2014 pasi pati një përplasje me Mourinho-n në një ndeshje kupe ndaj Swindon. Ai impresionoi në Gjermani, duke fituar Kupën e Gjermanisë dhe Superkupën më 2015 përpara se të blihej nga City për 70 mln euro në gushtin e 2015. Tashmë është duke shkëlqyer te City nën drejtimin e Pep Guardiola-s.

David Luiz
U shit te PSG për 65 mln euro në qershorin e 2014 megjithëse ishte një nga lojtarët e preferuar të ekipit. Pas dy vitesh, ai u ble sërish për 45 mln euro në gusht të 2016 nga Antonio Conte dhe ka ndihmuar Chelsea-n të rifitonte titullin, duke qenë titullar i padiskutueshëm në qendër të mbrojtjes.

Romelu Lukaku
I blerë nga Anderlecht në moshën 18-vjeçare më 2011, ai bëri vetëm tre paraqitje nën drejtimin e Mourinho-s përpara se të shitej për 38 mln euro tek Everton në korrik të 2014. Gjithsesi, në kërkim të një sulmuesi të ri verën e kaluar, Mourinho shpenzoi 90 mln euro për ta marrë te Manchester United.

Artikulli paraprakBota në humnerë, raporti i ri
Artikulli tjetërGiggs beson se Kane mund të ndjekë hapat e Gareth Bale