Salah prezantohet te Liverpooli

Pas zyrtarizimit, Mohamedd Salah është prezantuar zyrtarisht si blerja më e re e Liverpoolit. Sulmuesi egjiptian, i cili la Romën për të firmosur me The Reds i kushtoi Liverpoolit 42 milionë euro, plus 8 milionë të tjera në formë bonusesh. Salah te 19 herë kampionët e Anglisë do të mbajë veshur fanellën me numër 11. Në prezantimin e tij, lojtari egjiptian theksoi se do të japë maksimumin për Liverpoolin dhe do të bëjë gjithçka për të fituar menjëherë trofe me klubin e tij të ri.

Exit mobile version