Salah tremb fansat e Liverpool

Liverpool përgatitet për një fund-sezon të mbushur me sfida të mëdha. Mohamed Salah, pasi mori “OK” nga Federata e Egjiptit për të mos luajtur në dy ndeshjet ndaj Niger dhe Nigerisë, ka vendosur të relaksohet disa ditë me familjen e tij. Në plazh…
Ylli i “reds” synon të jetë në formën optimale për këtë fazë të kampionatit, me Liverpool që synon titullin kampion në Premier League dhe është kualifikuar në çerekfinalet e Champions League. Gjithsesi, kohët e fundit nuk kanë munguar zëra se Salah mund të largohet, me Juventus që duket në “pole”.
Mesazhi i fundit i dhënë nga lojtari egjiptian ka trembur disi fansat e Liverpool. Në rërën e plazhit, Salah ka shkruar korin e famshëm të tifozerisë, “You will never walk alone” (ti asnjëherë nuk do të ecësh i vetëm). Nuk dihet nëse ky mesazh është një shenjë falënderimi për tifozët, apo një sinjal se Salah do të largohet.
Sulmuesi është krejt i vetëm në foton e postuar në plazh, me kurriz nga shkrimi në rërë, duke shëtitur. Kohet e fundit ai nuk është duke kaluar një moment të mirë me fanellën e Liverpool, pasi është kritikuar se nuk është vendimtar në ndeshjet e rëndësishme. Ndoshta ky mesazh është sinjali i parë i një lamtumire të mundshme nëse Liverpool dështon edhe këtë vit.

Artikulli paraprakMourinho “bekon” Zidane: Si ai, askush tjetër më parë!
Artikulli tjetërAktivistit Pesha i “vjedhin” të birin në mitingun e PS, denoncimi