Sali Berisha bardh e zi, në vetëm një fjali

Nga Namir Lapardhaja 

Nuk rrëzohet Edi Rama duke sulmuar prokurorinë, duke shantazhuar gjykatën, duke përdhosur drejtësinë, duke stisur komplote në Shtëpinë e Bardhë për të zezën tënde, duke ofenduar ambasadore, duke fyer ambasadorë, duke shpifur për jetën private të tyre, duke trilluar për korrupsionin e tyre, duke baltosur sot atë për të cilin dje përbetoheshe, duke sharë atë që mburrje dhe mburrur ata që shaje, duke uzurpuar opozitën, duke shkatërruar opozitën për egon tënde sipas parimit pas meje qameti, duke thërrmuar dritaret e qelqta të shtëpisë tënde, duke ndezur qirinj në shkallët e shtëpisë së pushtetit, duke rrëmbyer godinën e partisë dhe duke mos lëshuar karrigen e selisë, duke mashtruar se do demokratizoje dhe duke e komonistizuar edhe më tepër, duke premtuar se do ta hapje, por duke e mbyllur edhe më shumë, duke thënë se do ta bëje më të fortë, por duke e dobësuar ekstremisht sa më s’bëhet, duke premtuar për kushtetuetshmëri dhe duke e përdorur si letër higjienike Kushtetutën sa herë që bëhet fjalë për ty, duke kërkuar fakte kundër teje dhe duke mos pranuar asnjë fakt të të tjerëve ndaj teje, duke u tallur me shqiptarët dhe akuzuar si të shitur te pushteti, duke mos bërë asgjë për të ndryshuar, duke qenë thellësisht i korruptuar dhe duke bërtitur gjithë ditën kundër korrupsionit, duke bërë pazare e duke përfituar kulla, duke shitur zgjedhje dhe duke fituar tendera, duke bërë me gisht ndaj kujtdo që nuk mendon dhe nuk të nënshtrohet, duke pështyrë aty ku ke ngrënë dhe duke lëpirë aty ku ke pështyrë, duke mos e kuptuar se koha kalon, se vitet ikin, se shoqëria është në ndryshim të vazhdueshëm, se sot njerëzit janë më të mençur se dje, janë më të çlirët nga vargonjtë e ideologjisë dhe të propagandës, se sado që të bësh thirrje për t’u hedhur në zjarr, askush nuk është aq i marrë sa të hidhet në zjarr për ty, por të gjithë të kanë lënë në krye jo sepse të besojnë, por sepse të gjithë ata që vijnë prapa teje shpresojnë se me ikjen tënde do të jenë më të lehtësuar dhe do ta kenë më të lehtë për të ndarë “prenë” që u le, mirëpo gabojnë, ajo çka do ngelet do jetë një coftinë që nuk i hynë në punë as dreqit e jo me njerëzve, prandaj kush ka menduar se i është dashur PD-ja për të mundur Edi Ramën dhe për të sjell demokratët në pushtet, kanë buallin përpara syve se uzurpimi i selisë dhe i opozitës i është dashur vetëm për t’u mbrojtur nga drejtësia dhe për të bërë si gore që të mos i heqin imunitetin parlamentar, ta lënë lakuriq, të barabartë, si gjithë të tjerët, përpara drejtësisë.

Artikulli paraprakQytetet e vogla po shpopullohen, të larguarit shkojnë në Tiranë, Durrës dhe Vlorë
Artikulli tjetër“PD e Berishës, parti pa plan”, Dritan Shano: S’ka asnjë dobi për shqiptarët, Dumani duhet t’u japë drejtësi shqiptarëve