Sali Berisha “broken lider” në krye të një gërmadhe që ka vetëm njerëz të thyher!

Nga Sidi Hasanaj

Është e habitshme se si S.Berisha nuk u largua nga politika, pa përfunduar veprën e tij.
Në këtë rast, vepra e Berishës është ridimensionimi i figurës së tij. Ai largoi çdo dritëhije nga siluheta e tij e 2013, zbardhi gjithë të vërtetën dhe e vërteta që rrëzëllon në dritën e Diellit është se :
Sali Berisha është një broken lider, një lider i thyher… i cili ka përqafuar fort humbjet dhe udhëtimin e tij e kryen mjeshtërisht nga humbja në humbje, por duke e kthyher në art justifikimin sa që pas çdo humbje ai “skllavëron” edhe më fort rreth vetes votuesit e tij.

Sali Berisha humbi me 1milion vota në 2013, humbi në zgjedhjet e pjesshme lokale të 2022, humbi në zgjedhjet e 2023 në mënyrën më turpëruese duke u rrënuar në disfata si bashkia e Shkodrës, Kukësit, Tropojës, Lezhës, Tiranës… kudo!

Humbi përsëri në shtator zgjedhjet në Kukës ku bashkë me LSI morri vetëm 7170 vota (nga 14700 që PD e drejtuar nga L.Basha kishte marrë në zgjedhjet lokale të 2015 përballë PS+LSI ).

Berisha vetëm humbet, madje vetëm ka humbur edhe në të kaluarën:

Ka humbur zgjedhjet lokala të 2009, ku përveç bashkisë së Tiranës (e fituar nga Basha pa e përfshirë asnjë ditë figurën e Berishës në fushatë) dhe Shkodrës, humbi çdo bashki të madhe.

Humbi zgjedhjet e 2009 ku pasi bëri pakt me djallin (LSI) shkatërroi elektoratin e tij tradicional dhe e vërteta e fakteve është kokëforte:
Sali Berisha ka fituar vetëm zgjedhjet e 1992 si forcë e parë, më pas… humbje, kulisa arrivizmi që çonin në skandale dhe tragjedi:

Nga Piramidat e 1997, te zgjedhjet e 1998,2001,2003, te slandalet e Gërdecit që i shkatërruan punën e mirë e bërë në mandatin e 2005-2009 e me rradhë te 21Janari e deri në sot!

Berisha nuk di të fitojë, dhe kur ka marrë pushtetin ka bërë skandale që e kanë zhytur më thellë në humbje… Nuk di dhe nuk fiton dot!

Mirëpo Humbja e rradhës në Bashkinë e Himarës, tregoi dhe shumë gjëra të tjera substanciale:

•Tregoi që Fredi Beleri është vërtet fajtor për blerje votash dhe ai nuk ka fituar përballë Goros.
Nëse Beleri do ishte vërtet fitues i zgjedhjeve (jo blerës votash), atëhere shto dhe padrejtësinë e burgimit me pa të drejtë ndaj tij, vota pro Gjikurisë do ishte plebishitare… në fakt ishte plebishitare kundër PD!

•E dyta, u faktua se justifikimi që “Berisha humbet pasi nuk ka vulën dhe logon e PD” është një justifikim idiotesk. Pa Logon e PD, ai morri më shumë vota vjet në Himarë se dje me logon dhe flamurin e PD.

* E treta argumenti se “të bashkuar në diversitet, do gëlltisim egot për hir të Edi Ramës që kemi përballë” është një formulë aritmetike që në politikë sjell vetëm ekuacion humbës dhe regresiv… nga humbja në humbje edhe më të madhe! Të djathtës nuk i duhet bashkim, as në diversitet e as në perversitet, por i duhet katarsis!

E katërta, sa do lider i thyher të jetë Berisha, ai është në hije tashmë, fushatën 1 vjeçare për Himarën e realizuan papërjashtim të gjithë deputetët dhe figurat e tij politike. Ata janë edhe më humbës, më të thyher, pavlerë politike dhe humbja në fakt ju takon atyre simetrikisht sa edhe Berishës!

Të bëjmë një retrospektivë të këtyre gati 12 muajve të fundit… çfarë çmendurie kolektive!
Hapeshin emisione politike nga mëngjesi e mbylleshin deri në orët e vona të mbrëmjes, me figura groteske të partisë së Berishës si Gjekmarkaj, Tabaku, Këlliçi,Bardhi, Boçi e Baçi, Noka, Ivi Kaso, Salianji e pafund… një flotë anijesh të mbytura, të ndryshkura, difektoze që vetë pompoheshin nën avujt e frazave të vdekura se “ Beleri nuk ka vjedhur vota por ka fituar, nuk ka frymë irredentiste greke (pavarësisht se ai e deklaronte vetë krenarisht), se vula dhe bashkimi i deputetëve tashmë do derivonte në fitore”… plot 1 vit fushatë milionere bërë Sali Berisha me lakejtë më sipër… e në përfundim humbën më thellë se kurrë!

Një lider i thyher, i cili nga kati i tetë komandon një gërmadhë me injorantë, të ligj, servilë, intrigantë dhe dështakë!

Artikulli paraprakDëmtimi i nervave, 8 shenjat që nuk duhen neglizhuar
Artikulli tjetërJam i bindur që Himara ka qënë pjesë e pazarit Rama-Berisha 2024