Sali Berisha-Ky Kim Filb shqipfolës!

Nga Azgan Haklaj

“O katil -o rezil”!

Komedia e Sali Berishës me demokratët dhe shqiptarët tashmë mori fund.
Tani që po sforcohet të hyjë prapë me maska në karnavalet e dirigjuara nga Edi Rama në fushën e pistë të ujdisë e tradhëtisë në fakt është lehtësisht i indentifikueshëm.
Damka e tij i ka dalë sipër maskës.
Së fundmi edhe ata që udhëtuan për shumë vite me të politikisht po largohen të fyer e të zhgenjyer.
Si ç’do nismë tjetër mashtruese edhe Federata “opozitare” që themeloi kur bënte presion të drejtësia për të grabitur legjetimitetin formal të PD-së u shkërmoq.
Dhashamir Shehu ja ktheu shpinën e bashkë me Agron Dukën po shpejtojnë t’ju mbathen partnerëve dytësorë thjesht për të mbetur në një fushë politike loje pasi fushën e opozitarizmit e konservatorizmit Sali Berisha e ka kontaminuar.
Sali Berisha do të mbetet me koalicionin “Gerdeci”.
SPAK-u ndaj të cilit idhtarët e Berishës ishin skeptikë deri në skajë duket se ka vepruar me inteligjencë juridike.
Berisha nuk e imagjinonte izolimin por gjithësesi ai dhe “Familja” kishin ndërmarrë masa financiare paraprake.
Në disa kryeqytete të Europës ata kishin transferuar miliona euro si dhe kishin blerë pasuri e prona të patundshme në menyrë që pas largimit të shijonin trofenë e grabitur qytetarëve shqiptar.
Por duket se SPAK-u i orientuar saktë nga Departamenti i Shtetit e sherbimet inteligjente amerikane kishte idetifikuar paraprakisht llogari e transferta që perveç krimit të pastrimit të parave dhe vjedhjes në fakt ishte indicie e saktë se ata prisnin arratinë…ndoshta në Budapest te Urban për të qënë afër Putinit e Kremlinit.
Berisha me këto bëma shokuese jo vetëm zhgenjeu por deshmoi se ai vetë ishte një bos oraganizate mafioze.
Ai mund të shpetojë ndonjë para e ta pastrojë në vijim por ajo që nuk i pastrohet kurrë është fytyra e tij njerëzore e politike.
Ajo tashmë edhe te militanti më i indoktrinuar qëndron në nëndijen e demokratëve si fytyrë e nxirë dhe simbol i korrupsionit dhe hipokrizisë e intrigës.
E binduni se koha do ta vertetojë se Sali Berisha përtej kusarisë se provuar e cila e pagëzon si S(Ali) Baba do të përballet me diçka më të rëndë deri shokuese.
Ai është një Kim Filb i kohëve moderne.
E kjo nuk ka ndodhur sot por 34 vite më parë kur u parashutua për të helmuar e tradhëtuar Levizjen Demokratike Shqiptare.
Ka me mijëra metafora të zeza që i shkojnë sot për shtat Sali Berishës por unë do ta mbyll me dy fjalë poetike të Fan Nolit…”O katil o rezil…”

Exit mobile version