Deputeti Salianji ka reaguar përmes një postimi në facebook duke deklaruar se Taulant Balla ka reaguar plot 57 herë me trafikantin e drogës, Bego. Balla pranoi të ketë udhëtuar me trafikantin Bego. Ai tha se nuk e mbante mend se sa herë kishte udhëtuar. Pyetjes së bërë nëse ishte një numër I konsiderueshëm udhëtimesh, Balla u shprej jo. Në fakt 57 udhëtime janë shumë dhe jo pak.
Postimi i Salianjit
Balla Sapo tha në Opinion që e njoh nga viti 2015 ndërkohë ka udhetuar që në vitin 2013!
Datat dhe ditët mund ti shohë kushdo.
P.s. xhamia e Dragostunjës është inauguruar në Qershor 2015, jo ne fillim 2015
Tao gënjen edhe për njohjen me Begon dhe Xhaminë
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, të mërkurën, në lidhje me narkotrafikantin Edmond Bego, deklaroi se akuzat e PD-së janë një strategji për të ngulitur në mendje të opinionit publik njësërë akuzash.
I pyetur nga drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu, nëse e njeh shtetasin Edmond Bego? Balla tha se e njoh dhe për më tepër nuk bën pjesë tek ata njerëz që edhe kur e njohin dikë, ata shprehen se nuk e njohim.
Deputeti socialist tregoi edhe kohën kur e njohu. Ai theksoi se e ka njohur në vitin 2015 dhe është prezantuar si një biznesmen që ndërtoi një Xhami në zonën e tij elektorale.
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, tha se duke e njohur si një biznesmen, besimtar mysliman, ka frekuentuar disa herë edhe lokalin e tij për të pirë kafe.
Më tej, Balla tha se nuk ishte në dijeni se ai ishte i dënuar për trafik ndërkombëtar droge në Itali.
Në lidhje me udhëtimin jashtë vendit me shtetasin Edmond Bego, Balla tha se bashkë me një grup gazetarësh, ka qenë edhe ky që kemi udhëtuar për të parë ndeshjen e Shqipërisë në Danimarkë. Duke shtuar më tej se vetëm kaq, pasi nuk ekziston asnjë udhëtim tjetër me të.