Salianji-kryebashkiakut të Ramës: Hiq dorë nga “malli” se po ngatërron edhe…

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i është përgjigjur kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla, pasi ky i fundit tha se do e padiste në prokurori.

Një ditë më parë u transmetua një video, ku pretendohet se kryebashkiaku i Rilindjes, Lefter Alla konsumon lëndë narkotike. Ndërkohë që Alla e ka cilësuar videon një montazh.

Ndërkohë sot Salianji duke iu përgjigjur deklaratave të Allës tha se ai gënjen dhe se është nën ndikimin e kokainës.

“Ai gënjen, dhe nuk është hera e parë që gënjen. Kjo dihet tashmë. Ai duhet të heqë dora nga kokaina, nga droga, dhe të mos jetë më nën ndikimin e kokainës, pasi kjo gjë e ka penguar edhe të njohë njerëzit.

Tashmë më ngatërron mua me Artan Hoxhën. I pangopur me kokainë. Njerëzit nuk kanë tas me bukë, ai kishte tasin plot me kokainë dhe e patë vetë si e thithte si i pangopur”, tha Salianji në studion e lajmeve në Syri.net.

Artikulli paraprakMbyllja e aferës DH Albania pa ndëshkimin e asnjë zyrtari, tregon implikimin Ramës e Gjiknurit në aferën korruptive
Artikulli tjetërBerisha: Rama dhe Thaçi po tradhtojnë Kosovën, mini-shengeni një Jugosllavi e re