Salianji nxjerr fotot: Lika dje u kap me miliona euro, PS e shpëtoi nga burgu dhe e përdori për paratë e drogës

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka publikuar disa foto gjatë mbledhjes së Komisionit të Shëndetësisë që i përkasin shtetasit Edi Lika, që u shoqërua dje si pronar i kompanisë së makinave që sollën në portin e Durrësit dhe Tojotën me miliona euro. Pas këpublikimit të fotove ka pasur debate të shumta në Komisionin e Shëndetësisë mes deputetëve Elisa Spiropali dhe Ervin Salianjit.
Sipas deputetit, Lika ka pasur marrëdhënie të afërta me njerëz pranë qeverisë, dhe për këtë shkak ai i ka shpëtuar dhe burgut, pasi ka marrë një dënim me gjashtë muaj nga gjykata për dhunë në familje. “Edi Lika nuk është dënuar pasi shkruan statuse në fb ‘policia eshte me ne”, u shpreh Salianji teksa nxorri foton e tij.
Salianji: Do vësh rregull ti këtu?
Spiropali: Ju moj ju, jo ti…
Salianji: Nuk jam Ervini unë, flisni dhe ju me ju.
Sipas pretendimeve të Salianjit, Edi Lika ka qenë i proceduar për dhunë në familje, dhe pavarësisht kësaj ai i ka shpëtuar burgut.
“Ne flasim për dhunën sot ndërkohë që kemi nje person që nuk është dënuar për dhunën që ka kryer dhe ju e keni përdorur për paratë e drogës”, tha Salianji.
Në komision ka patur debate të ashpra pasi Bardh Spahia ka marrë fjalën duke ngritur çështjen e integrimit të Shqipërisë, që po mbahet peng nga kjo qeveri dhe mazhorancë.
“Nuk ka integrim të Shqipërisë pa plotësuar kushtet, pa zgjedhje të lira dhe të ndershme, pa një reformë të vërtetë në drejtësi, që të mos mbrojë Saimir Tahirin, Fatmir Xhafajn, të mos luftojë më të tëra forcat krimin, tha Spahia në mes të zhurmës dhe tentativave të Spirapalit për ta ndalur. Nuk mund të ketë integrim, kur dy ministra rendi njeri pas tjetrit janë të lidhur ngushtë dhe njihen si drejtues të trafikut të drogës”.

salianji

Exit mobile version