Salianji-Berishës: Je përgjegjës për kapjen e drejtësisë nga Rama

Deputetin i PD Ervin Salianji i është kthyer ashpër Sali Berishës lidhur me votimin e zgjatjes së afatit të organeve të Vettingut.

Berisha: A po flas për zërin e qytetarëve? A e dini ju zonjë se vetëm 24% e shqiptarëve i beosjnë reformës sot? A e dini ju zonjë se sot vetëm 7% e atyre që nuk votojnë besojnë pseudo-reformën e Soros dhe Ramës? A e dini ju se reforma është një nga shkaqet e spastrimit etnik të Shqipërisë? Nëse keni vendosur ta votoni, ndërprisni diskutimet dhe votoheni, por mos përdorni mikrofonët për mashtrim.

Salianji: Nëse do të kishim mundësi për ta ndërprerë votimin dhe për të rikthyer gjithë procesin, edhe unë do të votoja. Nëse ka dikë që duhet të jetë përgjegjës në këtë sallë për dështimet e reformës në drejtësi, padiskutim që jo ne që nuk kemi qenë për ta votuar, por përgjegjës të drejtpërdrejt për cdo centimetër që kontrollon Edi Rama të reformës në drejtësi duhen gjetur te ajo pjesë që e ka votuar me 140 vota. Një pjesë e deputetëve janë aty sot, duke thënë se kjo i shërben Edi Ramës. Me cfarë ta luftojmë Edi Ramën, me mullinjtë e erës? Po pse sot kërkohet, kur jemi në një situatë ku nuk ka marrëdhënie një pjesë, për faj të dikujt a dikujt tjetër ,me SHBA, të zhysim gjithë PD-në? Cila qenka kjo arsye madhore dhe cili është interesi i PD, ku asgjë nuk është bërë pa mbështetjen e Amerikës. Duhet t’i themi të vërtetat sic janë. Nëse ka përgjegjës për kapjen e drejtësisë nga Edi Rama, është pikërisht parafolësi.

Exit mobile version