Salvini angazhohet të ndihmojë demokracinë në Shqipëri, biseda me Metën

Italy's Interior Minister and deputy Prime Minister Matteo Salvini holds a press conference in Moscow on July 16, 2018. / AFP PHOTO / Vasily MAXIMOV

Zv/kryeministri dhe Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, ka komentuar rreth situatës politike në Shqipëri si dhe për  emigracionin e paligjshëm në vendin e tij.

Në një postim Live nga zyra e tij, Salvini shprehet se, ka patur një bisedë telefonike me Presidentin Meta për krizën aktuale në Shqipëri dhe mundësitë e zgjidhjes së saj.

“Pasditë të mbarë nga zyra e ministrisë së Brendshme. Kam pasur një ditë impenjative. Telefonova homologun libian. Kam dëgjuar edhe presidentin shqiptar për t’u munduar të kuptoj se si mund ta ndihmojmë një vend të vogël, fqinj dhe mik me ne”, shprehet lideri i Lega Nord.

Më tej Salvini shton se, “Kemi folur per te evituar destabilitetin dhe perplasjet e forta civile në Shqipëri”.

Sa i përket kësaj bisede telefonike nuk ka asnjë informacion nga Presidenca ndërkohë që edhe vetë Salvini nuk ka zbuluar asnjë detaj lidhur me telefonatën.

“Emigracioni nuk mund të menaxhohet nga anijet e jashtëligjshme: ne jemi të gatshëm të bllokojmë çdo lloj paligjshmërie. Kush bën një gabim, paguan. P.S. Evropa? Mungon, si gjithmonë”, shkruan Salvini mbi videon live.

Exit mobile version