Sami Osmani: Të rinjtë të entuziazmuar për votën e parë, ndryshimi është në duart e tyre

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në qarkun Durrës, Sami Osmani, ka bërë thirrje të posaçme për të rinjtë që këtë vit votojnë për herë të parë.

Në një mesazh drejtuar qytetarëve, Osmani thekson rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje, duke i ftuar të rinjtë që më 11 maj të jenë entuziastë për votën e tyre të parë dhe të jenë të vetëdijshëm për peshën e saj në të ardhmen e vendit.

“Është në dorën tuaj ndryshimi, vendimi për zgjedhjen e personave që do t’ju qeverisin në katër vitet e ardhshme,” – shkruan Osmani.
Ai i fton të mbështesin Koalicionin Euroatlantik dhe programin që, sipas tij, garanton një Shqipëri më të mirë dhe një të ardhme të sigurt për të rinjtë.

Në fund, Osmani bën thirrje që të rinjtë të votojnë me besim për ndryshimin: “Voto për vete, voto për ndryshimin!”

 

Postimi i plotë:

️ Vota jote e parë!

Shumë pak ditë na ndajnë nga procesi i votimeve.
Të rinjtë që më 11 Maj 2025 votojnë për herë të parë duhet të jenë entuziastë për votën e tyre të parë dhe të besojnë në rëndësinë e saj.

Bëj thirrje të gjithë të rinjve:
✅ Votoni për të ardhmen tuaj!
✅ Votoni për një Shqipëri më të mirë!
✅ Mbështetuni në programin e Koalicionit Euroatlantik!

Është në dorën tuaj ndryshimi, vendimi për zgjedhjen e personave që do t’ju qeverisin në katër vitet e ardhshme.

Beso në zgjedhjen tënde të parë!
️ Më 11 Maj voto 4️⃣ Koalicionin Euroatlantik!
✅ Voto Sami Osmani!

Shqipëria meriton më shumë!
️ Durrësi meriton më shumë!

✔ Voto për vete, voto për ndryshimin!

#Voto4
#SamiOsmani
#KoalicioniEuroatlantik
#DurrësiMeritonMëShumë
#ShqipëriaMeritonMëShumë

Artikulli paraprakAlbert Kojku: Arsimi është themeli i zhvillimit, Dibra ka nevojë për investim në dije dhe teknologji
Artikulli tjetërArben Gjuraj: “Të rikthejmë shpresën dhe dinjitetin në Shkodër dhe në gjithë Veriun”