Samiti i Berlinit, ndëshkim për argatët e Vuçiçit, Rama dhe Thaçi

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka thënë se Samiti i 29 prillit në Berlin, ka qenë një zhgënjim i madh për ideatorin e krijimit të Serbisë së Madhe, Aleksander Vuçiqin, dhe argatët e tij, Hashim Thaçin e Edi Ramën, pasi Merkel dhe Makron kanë dalë kategorikisht kundër idesë për korrigjim të kufijve.

“Miq, Samiti i Berlinit me qëndrimin e tij të prerë kundër Serbisë së madhe dhe coptimit të Kosovës ka zhgënjyer presidentin serbomadh, Vucic, dhe argatët e tij në këtë projekt, Miladinin shqipfolës, pra argatin e tij në Prishtinë dhe Zografin bis, argatin e tij të Tiranës”, shkruan Berisha në profilin e tij.

Berisha thotë se të tre, Vuçiq, Thaçi e Rama, kanë mbetur duarbosh nga ky takim, pasi që në shërbim të ruajtjes së karrigeve të tyre dëshirojnë të ndezin konflikte të reja në Ballkan.

Sipas tij për të zbehur rëndësinë e këtij takimi, të tre shpërndanë lajme të ndryshme se si ‘Samiti ishte zhgënjyes’.
“Të tre këta të mbetur duarbosh dhe të damkosur si sherrexhinj, që për karriget e tyre duan të ndezin me projektin e Serbisë së Madhe konflikte të reja në Ballkan, përvecse me fotot e tyre të nxira që bënë xhiron e mediave ndërkombëtare, e vunë në garë për të shpërndarë lajme sa më të këqija që deklarojnë se ‘samiti ishte i rëndë’, se ‘nuk solli asnjë rezultat konkret’, se nuk ka pasur asnjë përparim dhe se ishte ‘zhgënjyes”, vazhdon Berisha, raporton Gazeta Express.

Berisha përmend edhe gafën e Edi Ramës me Deutche Ëellen, rreth gjatësisë së takimit me Merkelin. Ai thotë se për të mashtruar shqiptarët, Rama ka përdorur edhe ‘Baton Stanishiqin’.

“Kulmin ne këtë aspekt e arriti Zografi Bis qe i lejoi vetes te falsifikojë ne facebookun e DË lajmin per takimin e tij te shkurtër me pak se gjysmë ore me kancelaren Merkel sepse ishte përgatitur ta deklaronte se paku 80 minutesh.

Madje ne skizen e tij ai përdori çirakun e Baton Stanishiqit për te mashtruar pafytyrësish shqiptaret duke thëne për hapjen e negociatave me Shqiperine pikërisht ate qe Kancelarja nuk kishte thëne, gjë qe doli qarte nga njoftimet zyrtare te qeverise gjermane.

Në fund Berisha thotë se ‘gangsterët e Ballkanit në Berlin morën atë që mëritonin. “në të vërtetë një rezultat i rëndëishëm i Samitit ishte se këta gangsterë të Ballkanit që luftojnë vetëm për karriget e tyre, morën në Berlin atë që meritonin’, ka përfunduar, ish-kryeministri i Shqipërisë.

Exit mobile version