Më shumë se 90 vende dhe organizata ndërkombëtare po marrin pjesë në samitin, që synon krijimin e mbështetjes më të gjerë të mundshme për një proces që mund të ndihmojë në përfundimin e luftës në Ukrainë, raporton BBC.
Rusia nuk është ftuar dhe as mbështetësi i saj më i madh Kina nuk është e pranishme, gjë që ka ndikuar që disa të hedhin dyshime mbi efektivitetin e samitit.
Por të pranishmit, jo të gjithë nga të cilët janë mbështetësit më të afërt të Ukrainës, shpresojnë të arrijnë marrëveshje për çështje të tilla si siguria bërthamore dhe eksportet e ushqimit.
Ato përfshijnë Arabinë Saudite, ministri i Jashtëm i së cilës ka paralajmëruar se Ukrainës do t’i duhet të bëjë kompromise të vështira, dhe Kenia, e cila u shpreh kundër sanksioneve të fundit ndaj Rusisë.
Megjithatë, të gjitha delegacionet pritet të miratojnë një deklaratë përfundimtare që dënon pushtimin e Rusisë.
Draft dokumenti, i parë nga agjencia e lajmeve Reuters, bën thirrje që kontrolli ukrainas të rivendoset mbi termocentralin bërthamor të Zaporizhzhisa dhe po ashtu mbi portet e vendit në Detin Azov, të gjitha të pushtuara aktualisht nga Rusia.