Ursula von der Leyen ka reaguar në lidhje me zhvillimet e Samitit të Zagrebit ku shprehet se Ballkani Perëndimor është pjesë e Bashkimit Europian ndërsa ju bën thirrje qeverive të tyre që të vijojnë me zbatimin e reformave.
Presidentja e KE-së e vë theksin tek sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe garantimi i lirisë së mediave.
“Nuk ka dyshim, Balkani Perëndimor i përkasin BE-së. Unë u bëj thirrje qeverive të tyre që të vazhdojnë të zbatojnë reformat, veçanërisht për sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe garantimin e lirisë së mediave.
Sot BE-Ballkan Perëndimor Në Samitin e Zagrebit ka treguar që ne jemi gjithmonë së bashku. Ne do të ngrihemi më shpejt dhe ekonomitë dhe shoqëritë tona do të shërohen më shpejt nga koronavirusi me solidaritet dhe bashkëpunim”, shkruan von der Leyen.