Samiti për Ukrainën/ E konfirmon zëdhënësi: Albin Kurti nuk vjen në Tiranë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk do të marrë pjesë në Samitin Ukrainë- Evropa Juglindore, i cili do të mbahet më datë 28-29 Shkurt në Tiranë.

Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Perparim Kryeziu i cili ka thënë për Tv Klan se kryeministri këtë javë ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar.

Tirana do të mirëpresë për herë të parë një Samit dedikuar tërësisht Ukrainës, vetëm disa ditë nga dyvjetori i nisjes së agresionit rus.

Në datat 28-29 Shkurt kur do të mbahet Samiti për Ukrainën dhe Ballkanin Perëndimor pjesë e këtij samiti, përmes një video mesazhi do të jetë i pranishëm edhe Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, siç njoftoi vetë kryeministri Edi Rama gjatë vizitës javën e kaluar në Ankara.

Ndërkohë punimet priten të zhvillohen në ambientet e pallatit të Kongreseve, aty ku do të mbahet ceremonia pritëse, ndërsa në përfundim të sesioneve të mbyllura për mediat, do të ketë edhe një konferencë e përbashkët për shtyp.

Më datë 29 shkurt, do të vijohet me një tjetër samit, atë të Ballkanit Perëndimor ku do të marrin pjesë liderët e 6 vendeve të rajonit.

Theksojmë se fokusi i këtij takimi do të jetë plani i rritjes ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe rruga drejt integrimit europian, ndërsa pritet të jetë prezente edhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen

Artikulli paraprakU vra në burgun e Peqinit, familjarët e Arben Lleshit ngrenë pretendime: “S’është i afërmi ynë!”. Analiza e ADN-së do të vërë ‘vulën’
Artikulli tjetërBERZH: Shqipërisë do t’i duhen deri 70 vjet për të arritur standardet e jetesës të BE-së