Trajneri i Sevillas, Jorge Sampaoli, ka vetëm fjalë të mira për Real Madridin, me të cilën skuadër do të përballet të dielën në “Santiago Bernabeu”. Ai mendon se Reali është në formën më të mirë këtë edicion, teksa nuk ka hezituar të thotë se, ekipi i Zinedine Zidane, momentalisht është më i miri në botë.
“Ata janë duke performuar në nivele të larta që disa javë kështu që mendoj se aktualisht janë në një formë shumë të mirë. Sot janë ekipi më i mirë në botë, janë kualifikuar në finale të Championsit dhe po luftojnë edhe për Ligën”, tha Sampaoli. “Ne do të tentojmë të japim më të mirën tonë vetëm për veten. Nëse na jepet mundësia të fitojmë, e bëjmë vetëm për veten, jo për t’i bërë favore rivalëve”, shtoi ai.
“Madrid A apo Madridi B? Nuk e di. Real Madridi ka bërë shumë rrotacione dhe gjithmonë në fund rezultatet kanë qenë pozitive. Për këtë meritw ka trajneri, i cili nuk llogarit në 11 futbollit, por 20 apo 22, që janë pothuajse në të njëjtin nivel dhe gjithmonë bëjnë paraqitje të mira”, shtoi ai.
“Ekipi i parë dhe i dytë luajnë në mënyra të ndryshme, por janë të rrezikshëm që të dy formacionet. Janë ekipi më i mirë në botë, në formë të lartë dhe duhet të luajmë ndaj tyre pikërisht në këtë moment”, përfundoni trajneri i Sevillas.