Viti 2024 në “San Siro” ka qenë një mozaik zikaltër perfekt. Skuadra e Inzagit ka humbur vetëm një ndeshje në vitin kalendarik në stadiumin e saj.
Kundër Komos kërkon që ta mbyllë me sukses duke u renditur pas shpinës së Atletikos së Bilbaos dhe Benfikës, dy klubet e vetme që nuk kanë pësuar asnjë humbje në kampionat mes mureve të shtëpisë së tyre. “San Mame” dhe Da Luz qëndrojnë fortesa të pamposhtura, ndërsa Interi ka humbur vetëm derbin.
Një sukses kundër skuadrës së Fabregasit do t’i bënte kampionët e Italisë që të arrinin një synim. Këtë vit, intensiv si sezoni 2024-2025, Interi ka koleksionuar 9 fitore dhe 2 barazime në “San Siro” në të gjitha kompeticionet. Ka shënuar 27 gola dhe ka pësuar 10. Bilanci i sezonit të kaluar ishte me 8 fitore mes kampionatit dhe Champions-it me 21 gola të shënuar dhe 6 të pësuar.
Interi ka të njëjtin bilanc si kampionët e Gjermanisë me një humbje në shtëpi në vitin 2024. Të besuarit e Alonsos pasi dominuan vitin e kaluar, humbën në fundin e gushtit kundër Lajpcigut. Interi në këtë kompeticion fitoi ndaj Cervena Zvezdës, Lajpcigut dhe Arsenalit. Paguan vetëm faturën e derbit.
PROBLEMET- Në prag të ndeshjes kundër Komos, trajneri Simone Inzagi ka marrë disa lajme negative. Ai duhet t’i bëjë llogaritë pa 4 qendërmbrojtës, pasi mungesave të Açerbit dhe Pavar i janë shtuar dy të tjerët, De Vraj dhe Darmian.
Në stërvitjen e parafundit përpara sfidës ai ka provuar Bastonin në qendër dhe Bisek në të djathtë me Karlos Auguston në të majtë. Thënë këtë, ndonjë shpresë të vogël mund ta ketë për De Vrajn, ku sot paradite do të provojë sërish nëse ndjen dhimbje apo jo.
Holandezi mund të shtrëngojë dhëmbët dhe të bëjë një sakrificë, ndoshta për të qenë pjesë e stolit. Françesko Açerbi kërkon që të jetë i gatshëm për ndeshjen e Superkupës kundër Atalantës, e cila do të luhet më 2 janar. Ndërkohë që Pavar shpreson të jetë i gatshëm në fundjavë kundër Kaljarit. Për dy lojtarët e dëmtuar dje, nuk ka asgjë serioze. De Vraj ka dhimbje në gju, po ashtu si Darmian që mori goditje në gju kundër Udinezes. Kundër Kaljarit me shumë mundësi do të rikthehen të jenë gati.