Sanchez larg Bajern

Presidenti i Bajernit të Mynihut, Uli Hoennes, duket se ka përjashtuar blerjen e yllit të Arsenalit, Alexis Sanchez, duke pretenduar se bavarezët duhet të fokusohen më tepër rreth ndërtimit të një skuadre më të rinj, se sa t’i besojnë eksperiencës. Kampionët e Bundesligës janë përfolur shumë me një transferim të mundshëm të kilianit muajt e fundit, edhe pse Manchester City duket në pole position për të siguruar firmën e tij. Skuadra e Pep Guardiolës duket ta ketë punën më të lehtë pas fjalëve të Hoennes që insiston se Bajerni do të vazhdojë strategjinë e tij të afrimit të futbollistëve të rinj.
“Të gjithë flasin për të ndërtuar një skuadër të re dhe se si duhet ndërtuar e ardhmja. Bajerni bën pikërisht këtë, firmos me lojtarë të rinj nga 20 deri në 22 vjeç dhe prapë kritikohet. Ne nuk mendojmë se mund të ndërtosh një skuadër, duke blerë për 100 milionë euro lojtarë që janë 29 apo 30 vjeç. Kjo nuk është strategji”, tha ai.
Bajerni deri tani ka siguruar Corentin Tolisso, Kingsley Coman, Nklas Sule dhe Serge Gnabry, të gjithë lojtarë që janë 21 apo 22 vjeç si dhe Sebastian Rudy.
“Unë jam në mbështetje të plotë të punës që kemi bërë deri tani. Sule, Rudy Gnabry dhe Tolisso janë lojtarë me potencial të madh për të ardhmen. Si shef i Bordit Mbikëqyrës jam shumë i kënaqur me politikën e transferimeve deri tani, pasi është implementuar me shumë kujdes. Kam thënë se, nëse duam ta përmirësojmë këtë skuadër duhet të blejmë ata që janë vërtet më të mirët, por është vështirë për të arritur ata. Unë nuk thashë se do i blinim, thjesht doja të tregoja se ne kemi një skuadër të mirë, të cilën nëse do ta përforcosh duhet të shpenzosh shuma të mëdha dhe sërish nuk është se ke garanci se do të fitosh Champions League”.
Bundesliga do të rinisë aventurën e saj më 18 gusht. Bayerni i Mynihut do të startojë mbrojtjen e titullit kampionë më 18 gusht përballë Bayern Leverkusenit. Bavarezët e mbyllën sezonin 2016-2017 me vetëm 2 humbje në 34 takime dhe me 15 pikë distancë nga vendi i dytë. Në ndeshjen hapëse të kampionatit, ata do të kërkojnë ta nisin me fitore, përballë një kundërshtari siç është Leverkusen. Me këta të fundit, që nuk mundën dot të shkonin më shumë sesa vendi i 12-të si dhe me dëshirën e madhe për të zhvilluar një sezon më të mirë.
Borussia Dortumund do të udhëtojë drejt Wolsburgut. Ujqërit rrezikuan rënien nga kategoria, por në fazën e playof ata arritën të sigurinon qëndrimin edhe në Bundeslig, ndërsa verdhezintjë do të udhëhiqen nga një trajner i ri, Peter Bosz. Ekipi surprizë i kampionatit gjerman, Leipzig, të cilët arritën të siguronin dhe kulifikim direkt për në Champions League, do të ndeshen me Schalcke 04. Leipzig padiskutim që do të kërkojë të zhvillojë një tjetër sezon fantasik, ndërsa Hoffenaheim do të luaj përballë Werder Bremen. Ky do të jetë edicioni i 55-të i Bundesligës, ku padiskutim, të apasionuarit pas kampionatit gjerman do të kenë mundësinë të ndjekin të gjitha takimet në ekranet e Supersport.

Artikulli paraprakRanieri: “Donnarumma nuk e refuzoi Milanin për para”!
Artikulli tjetërFabio Borini flet si lojtar i Milanit