Santosi kërkon Totin

Skuadrat europiane kanë fituar fansa në çdo cep të globit dhe tashmë në Brazil kërkojnë që të bëjnë të njëjtën gjë. Mënyra që Santos ka zgjedhur për ta arritur një gjë të tillë, është duke i propozuar legjendave të futbollit botëror, të cilët janë në vitet e fundit të karrierës, që të vijnë ta mbyllin atë në Brazil.
Prej disa javësh qarkullojnë zëra për një ofertë konkrete të klubit brazilian drejtuar mesfushorit gjerman, Bastian Shvajnshtajger, i cili nuk po aktivizohet rregullisht te Mançester Junajtid. Por ai nuk është i vetmi në listën e Santos, ku ka emra shumë të njohur.
“Riberi mund të jetë një emër, te Mançester Siti është Jaja Ture. Toti është një tjetër që do të tërhiqte vëmendjen e të gjithëve. Po diskutojmë disa emra, shpesh është vetë lojtari ai që kërkon një sistemim të ri dhe kushte të reja financiare”, deklaroi sot trajneri i Santos, Dorival Zhunior.

Artikulli paraprakProbleme me avionin, Milani udhëton sot drejt Katarit
Artikulli tjetërRonaldo nuk ka të ndalur fiton edhe çmimin FIFA-s