“Sarajet” janë pasuri arkitektonike e historike e Tiranës

Nga Alba KEPI

Çfare? Zjarr i qellimshem.

Ku? Te Sarajet e Toptanasve, ne zemer te Kryeqytetit shqiptar, Tirane.

Kur? Naten vone ne erresire.

Pse? Sepse jane antikombetar e diabolik per te shkaterruar çdo gjume identiteti te ketij qyteti.

Kush? Deshmitaret e policia thone se eshte pare nje djale te ve flaken. Presim te kapet e policia te zbardh deshmine e tij sa me pare.

Ndersa mediat kane zbardhur me kohe se ne vendin e zjarrit eshte planifikuar nje kulle betoni 25 kateshe.

E pra jemi sot te gjithe deshmitare e pergjegjes nese do lejojme qe sarajet e demtuara te restaurohen me arkitekturen origjinale, nga Ministria pergjegjese apo te zevendesohen me Kulla.

Sarajet e Toptansve jane monument kulture, mbrojtur nga shteti.

Viti i ndertimit 1830-1840.

32 ambiente ne nje arkitekture tipike te ndertesave feudale urbane te Tiranes se XIX, realizuar me mjeshtrine e ndertuesve duar arte dibrane.

Sarajet e Toptansve prone e Selim bej Toptanit, jane pasuri e deshmi arkitektonike e historike e Tiranes ne rrugen pedonale me te njejtin emer.

Zjarri i qellimshem ne zemer te kryeqytetit eshte nje alarm social e politik qe duhet te na ndergjegjesoje mbi rrezikshmerine e trashegimise se perbashket qe eshte deshmi e historise se nje populli.

sarajet

Artikulli paraprakMbërrin sot në Rinas avioni i parë me 300 afganë
Artikulli tjetërRonaldo tek Manchester City?