Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Azgan Haklaj me anë të statusi sarkastik, ka shkruar se pasi tigri (Arben Ahmetaj) u largua tani dhe binomi Berisha&Metaj, të cilët nga “luanë” që hiqeshin, tani po fshihen si struci.
Ironia që shoqëron gjithë statusin e Haklajt tregon se si ky binom që më parë shfaqeshin të paprekshëm, tani po mohojnë fjalët e tyre, nga frika që i ka kapluar prej drejtësisë.
‘Të dy të fortit, njëri i pazarit të vjetër e tjetri i pazarit të ri, dy brinjët e trekëndëshit të Bermudës janë fshehur si struci.’ shkruan ndër të tjera Haklaj në statusin e tij
Statusi i plotë i Azgan Haklajt:
Pas “tigrit” po ia mbathin edhe “luanët”, por si lepujt!
Binomi Berisha & Metaj është fshehur si struci!
I forti i pazarit të ri ka humbur.
As Marshall Berisha nuk din gjë për Metajn.
Marshalli nuk di gjë as për veten.n tani
Dikur mburrej me deklarimin e tij të fortë në tempullin e ligjeve:
O budallenj jam Sali Berisha unë!
Tani thotë:
O budallenj nuk jam Sali Berisha unë!
Ndërsa Metaj thotë nuk di gjë ku jam.
Të dy të fortit, njëri i pazarit të vjetër e tjetri i pazarit të ri, dy brinjët e trekëndëshit të Bermudës janë fshehur si struci.
Pas “tigrit” po ia mbathin edhe “luanët” por si lepujt!