Sarri drejt rinovimit me Napolin

NAPLES, ITALY - SEPTEMBER 17: Napoli's coach Maurizio Sarri looks on during the UEFA Europa League match between Napoli and Club Brugge KV on September 17, 2015 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Puna e tij në pothuajse tri sezone te Napoli e kanë konfirmuar si trajner Maurizio Sarrin. Pas dy vitesh të shkëlqyera, napoletanët janë duke luftuar për titullin me Juventusin. Pavarësisht nga rezultati përfundimtar i këtij udhëtimi (kampionati), megjithatë i jashtëzakonshëm, ndjenja është se e ardhmja e teknikut është ende në hijen e Vezuvit, të paktën nëse ajo ishte mbi të gjitha e varur nga presidenti Aurelio de Laurentiis. Ky i fundit nuk ka bërë hapa konkretë për të nënshkruar një kontratë të re me trajnerin e vet. Sidoqoftë, sipas “Corriere dello Sport”, qëllimi i padronit napolitan është që të propozojë një marrëveshje të plotë deri në vitin 2021 (kontrata aktuale skadon në vitin 2020), me një rregullim të pagës, e cila, nga 1 milion e 700 mijë euro do të rritet në 3 milionë euro. Pra, një pagë pothuajse e dyfishtë.
Aspekti më i rëndësishëm është prania e klauzolës 8 milionë euro e lirimit të tij, çka do të thotë se cilido klub i interesuar për Sarrin duhet të paguajë për ta marrë atë. Angazhimet e punës do ta detyrojnë De Laurentiis të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për dhjetë ditë dhe kjo është arsyeja pse takimi vendimtar nuk mund të bëhet gjatë kësaj jave, duke mos e parashikuar qartë kohën.

Exit mobile version