Sarri fitoi çmimin “Pankina e Artë” 2016

Trajneri i Napolit, Maurizo Sarri fitoi çmimin “Pankina e Artë” 2016 për Serinë A, një çmim ky që jepet nga vetë trajnerët e skuadrave, të cilët vlerësojnë teknikun më të mirë. Për trajnerin e Napolit shkuan 25 preferenca nga 61 trajnerët që kishin të drejtë vote.
“Zakonisht marrja e një çmimi nuk është se më jep ndonjë kënaqësi të veçantë, pasi e konsideroj kohë që ja kam marrë punës, por ky është një çmim që më jep kënaqësi dhe kjo vjen pasi është një vendim që merret nga kolegët, deklaroi Sarri duke shtuar, për mua që 5 vjet më parë drejtoja në Serinë C është diçka e pabesueshme. Falënderoj dy klube, Empolin dhe Napolin”.
Një motiv tjetër gëzimi për trajnerin e Elseid Hysajt mund të jetë edhe fakti që la në vendin e dytë me 22 vota Massimiliano Allegrin, trajnerin e Juventusit, ndërsa në vend të tretë u rendit Eusebio di Francesco.

Artikulli paraprakConte kërkon Moratën te Chelsea
Artikulli tjetërManchester United, gati 200 milionë për Neymar