Sasi e madhe kokaine drejt Shqipërisë, bllokohet kontenieri në Maltë

Një sasi e madhe kokaine me vlerë 2.7 milion euro është gjetur brenda një kontenieri në një prej porteve të Maltës.

Autoritetet vendase bëjnë me dije se ngarkesa ishte nisur nga Amerika Latine dhe kishte për destinacion Shqipërinë. Mësohet se droga u gjet ditën e sotme gjatë skanimit të kontenierëve në terminalin e portit “Freeport” të Maltës.

Gjatë kontrollit skaneri dalloi disa parregullsi në ngarkesa dhe pas kontrollit rezultoi se në një prej kontenierëve frigoriferikë ishin fshehur plot 20 pako me në total 24 kilogram kokainë. Pakot e kokainës ishin shënuar me shkronja si “GN” dhe fotografi dalluese.

Kapja e kësaj ngarkese vjen vetëm 48 orë pas kapjes së 91.2 kilogram kokaine po në të njëjtin port.

Artikulli paraprakIsh-deputeti pyet Braçen: Pse ka frikë shefi yt të vijë në Shkodër?
Artikulli tjetërMinistri i Brendshëm fajëson opozitën për grabitjen në Rinas, reagimi i fortë i ish-deputetit të PD