Ambasadori i Austrisë e ka cilësuar shumë të rëndësishme për zbatimin e reformës në drejtësi, marrëveshjen Rama-Basha për zgjidhjen e ngërçit. Johan Sattler shpjegoi se përveç stabilitetit dhe mundësisë së zgjedhjes përmes votës nga ana e shqiptarëve, arritja e marrëveshjes do të çojë para reformën në drejtësi. Marrëveshja PS-PD do të çojë para reformën në drejtësi. Kështu e komentoi arritjen e dakordimit për zgjidhjen e krizës politike ambasadori i Austrisë, Johann Sattler. Diplomati austriak e cilësoi si shumë të rëndësishëm hyrjen në zgjedhje të shumë forcave politike dhe hapjen e rrugës për reformën në drejtësi. “Zgjedhjet janë esenca e demokracisë dhe arritja e marrëveshjes mes dy partive të mëdha është kontribut me rëndësi. Shqiptarët meritojnë të kenë mundësi të gjerë zgjedhje mes forcave politike, Shqipërisë i nevojitet stabilitet dhe arritja e marrëveshjes është një zgjidhje shumë e mirë për të arritur stabilitetin. Shqipëria ka shumë nevojë për reformën në drejtësi dhe jam shumë i lumtur që kjo marrëveshje përmban dhe direktiva për të çuar para reformën në drejtësi”, tha Johann Sattler. Deklaratat e ambasadorit të Austrisë u bënë nga Fieri. Johan Satler ishte i ftuar në aktivitetin “Hajt dalim nga Myzeqeja” që promovon potencialet ekonomike, kulturore e turistike në funksion të zhvillimit të zonës.
Kryesore
Continue to the categoryDhjetë prirjet e biznesit për vitin 2025 dhe parashikimet për 15...
Një përmbledhje për botën nga The Economist Intelligence Unit
1.Ulja e inflacionit nxit bankat qendrore, duke përfshirë Rezervën Federale të Amerikës, që të ulin edhe...