Schalke 04 kthehet te fitorja

Schalke 04 arriti një fitore bindëse në “Bay Arena” ndaj Leverkusen duke siguruar jo vetëm qëndrimin në Bundesligë, por duke ndezur dhe një dritë jeshile sa i përket zonës europiane. Blutë Mbretërorë shënuan 4 gola në këtë transfertë duke vendosur në rrezik serioz Bajerin pas një ndeshje që e zgjidhën shumë shpejt aq sa pas vetëm 18 minutash lojë kryesonin 0-3. Burgstaller ngriti siparin e golave në të 6-tën, ndërsa 4 minuta më pas ishte Howedes që realizoi me kokë golin e 0-2.
Në të 18-tën Schalke shënoi dhe golin e 3-të me anë të Schopf pas një aksioni rokambolesk. Në fillimin e pjesës së dytë sërish Burgstaller shënoi dhe golin e katërt pas një goditjeje fluturimthi, ndërsa golin e nderit për vendasit e realizoi Kiessling në të 69-tën. Një humbje e rëndë për Leverkusen jo vetëm në shifra, por dhe për klasifikimin me skuadrën e aspirinave që është tashmë vetëm 4 pikë larg zonës së play off, por duke patur një ndeshje më shumë se rivalët.

Artikulli paraprakAtalanta i merr 1 pikë Juventusit
Artikulli tjetërTifozët kërkojnë largimin e Venger