Schlausch, pastruesi i parave të Ramës i akuzuar për mashtrim!

Në vitin 2005, diplomacia gjermane e cila udhëhiqej nga kryetari i Partisë së të Gjelbërve, Joshka Fisher, do të përfshihej në një skandal. Një hetim i hapur nga Prokuroria do të evidentonte se rreth 3000 viza ishin dhënë nga diplomatë të Ambasadave, kryesisht në Tiranë, Prishtinë dhe Ukrainë në kundërshtim me rregullat. Shumë prej atyre vizave i kishin përfituar dhe njerëz me rekorde kriminale, kryesisht trafikantë droge nga Ukrahina, Shqipëria e Kosova, nëpërmjet dokumentave falso dhe firmave fantazëm që dërgonin garanci. Ata paraqiteshin si biznesmenë, dhe natyrisht nuk e kalonin filtrin e aplikimit. Në krye të këtij megamashtrimi, media gjermane do të përfshinte kabinetin e Joshka Fisher, mes tyre dhe atë  të sekretarit të tij Rezzo Schlauch, sot konsull nderi, titull i dhënë nga Edi Rama në vitin 2015. Në media u bë shumë  zhurmë aso kohe dhe qeveria e Shrojderit në prag zgjedhjesh pati goxha vështirësi. Por Shlausch nuk do të akuzohej vetëm për vizat. Në Mynih është hapur dhe një hetim për disa transaksione të dyshimta parash nëpërmjet firmës Teldafax, ku Schaluch ishte avokat, dhe ka shpërdoruar paratë e firmës për udhëtime dhe pushime private luksoze. Firma në fjalë akuzohet se nuk ka zbatuar kontratat e gazit dhe të energjisë elektrike, fushë në të cilën ajo operonte për më shumë se 750 mijë persona, ndërkohë hetimet janë shtrirë dhe rreth arsyeve se përse ajo ka shpallur falimentimin, pasi dyshohet se e ka bërë për qëllime mashtrimi, dhe për të mospërmbushur kontratat miliona euroshe që kish ndaj debitorëve. Çështja është ende në dyert e gjykatave.

Denoncimi

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha  do të deklaronte se pas mbledhjes së Grupit parlamentar të të martës se, në bordin drejtues të ABI Bank, nuk është vetëm gruaja e Edi Ramës. “Kush është në bordin e kësaj banke?! Eshtë bashkëshortja e kryeministrit shqiptar. Eshtë edhe njëfarë Rezze Schlauch, ish-minister federal i Gjermanisë dhe sot ndër lobistët kryesorë të Edi Ramës në Berlin”. Në fakt, lidhjet e Schlauch me Shqipërine janë më të hershme se në kohën, kur plasi skandali i vizave gjatë qeverisë së Shrojderit. Në vitin 1992, ai është martuar me aktoren shqiptare Ema Ndoja, e larguar drejt shtetit gjerman, duke ndërprerë karrierën artistike. Aktorja në fjalë është përfolur për një aferë dashurie me ish-pedagogun e Arteve Edi Rama, siç raporton politico.al, më parë se ky i fundit të martohej me aktoren tjetër, Matilda Makoçi. Por nga një hulumtim rezulton, se Schlausch ka qenë prezent në Shqipëri që në fillim të viteve 2000 përgjatë kohës kur një kompani gjermane mori me koncesion Aeroportin e Rinasit, madje ishte një nga negociatorët kryesorë  të saj. Kjo periudhë përkon dhe me plasjen e skandalit të vizave në shtetin gjerman. Ngjarja bëri jehonë për një kohë të gjatë, por pas fitores së Merkelit dhe ikjes së Shrojderit çështja mbeti pezull.

Lidhja me Ramën

Por cila është lidhja e ish-diplomatit gjerman me Edi Ramën? Njohja e tyre zë fill që prej viteve, kur ai punonte me qeverinë Nano dhe pika e njohjes ka qenë pikërisht Ema Ndoja, ish-aktorja shqiptare. Duke qenë afër sferave të larta politike, ai besohet se lobon në favor të Edi Ramës. Në vitin 2015, kur ndodhi dhe eksodi i madh drejt Gjermanisë, besohet se ka ndërhyrë fort pranë qeverisë Merkel dhe ministrit të Jashtëm  Gabriel, për ta paraqitur Shqipërinë një vend të sigurt, dhe për të shmangur kritikat ndaj qeverisë shqiptare. Nuk është e rastit, që në një intervistë të tijën në të njëjtin vit, kur mori dhe titullin Konsull nderi i Shqipërisë, ai të fliste me të njëjtën gjuhë si të Edi Ramës në gazetën “Gjermane Stutgarter Zeitung”, kur thoshte se, Shqipëria është një vend i sigurt dhe me prosperitet, por shqiptarët janë gënjyer nga përfitues spekulantë dhe shumcia e atyre që shkojnë atje nuk janë nga Shqipëria, por emigrant shqiptarë nga Greqia, të cilët kanë humbur vendet e punës. Janë të njëjtat deklarata që thoshte dhe Rama aso kohe për të mjegulluar problemin e vërtetë të ikjes së shqiptarëve, rrënimin ekonomik të vendit dhe korrupsionin. Në krizën shqiptare, ai do të dërgonte personalisht bashkëshorten e tij në krah të ministrit të Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, i cili çuditërisht do të fliste dhe ky me gjuhën e Edi Ramës. Nga ana tjetër, ekziston dyshimi se vizita e Gabriel ishte e stisur si e tillë që deklaratat të bëheshin para takimit të tij me liderin e opozitës, duke marrë hapur një qëndrim të njëanshëm në krizën e një vendi.

Denoncimi i Bashës: Në bankën ku pastrohen paratë e Ramës, është lobisti i tij

Në një denoncim publik gjatë një fjalimi, më datë 23 prill shefi i opozitës Basha, pasi ka përmendur bashkëshorten e kryeministrit Rama si anëtare bordi në ABI Bank, e regjistruar në ishujt Kejmen-një parajsë fiskale, ka bërë publik edhe emrin e diplomatit gjerman. “Kush është në bordin e kësaj banke?! Eshtë bashkëshortja e kryeministrit shqiptar. Eshtë edhe njëfarë Rezze Schlauch, ish-ministër federal i Gjermanisë dhe sot ndër lobistët kryesorë të Edi Ramës në Berlin. Këta janë në bordin e një banke të themeluar nga investitorë në pasuritë e patundshme dhe privatizimet në Rusi, që paratë e tyre i kanë çuar në parajsat fiskale, ku kryesisht hetimet e vendeve demokratike janë për pastrim parash. Zhage, jo vetëm zhage, por bëhet edhe bankë. Interesat e një zhage bëhen një bankë, që se mban dot Taulanti në krahë. Zhaget e mëdha kanë nevojë për banka. Ku janë lekët e shqiptarëve? Në zhaget e bankave për të mbajtur në këmbe republikën e vjetër me çdo kusht e çdo çmim. Kaq sa kam folur mund të më hedhin në gjyq, por s’do ta bëjnë se kanë frikë se mos del ndonjë gjë tjetër”. “Komploti ekonomik dhe fasada e komplotit që është Parlamenti, janë të tmerruara nga kjo lëvizje popullore dhe ajo që ju qytetarët keni vendosur: që nuk do ketë më zgjedhje moniste, por zgjedhje të standardeve europiane që do të vijnë përmes qeverisë teknike”.

Çfarë kërkon një diplomat gjerman në bordin e një banke shqiptare?

Por ish-diplomati i majtë gjerman, Rezzo Schlauch, që prej më shumë se një viti është dhe në bordin drejtues të një banke të nivelit të dytë në Shqipëri, bashkë me bashkëshorten e kryeministrit, Linda Rama. Natyrshëm lind pyetja se çfarë e lidh një ish-diplomat gjerman me një bankë të nivelit të dytë që operon në Shqipëri. Ndoshta nuk është dhe aq e rastësishme dhe vendosja e tij në të njëjtin bord me bashkëshorten e kryeministrit. E kaluara e zotit Schlausch me ligjin nuk është dhe aq për t’u admiruar, aq më shumë kur bëhet fjalë për një bankë, të cilën e zotëron një kompani me kapitale të dyshimta në Ukrahinë, vend ku ka operuar dhe kompania ku ai ishte avokat deri në vitin 2013. Dokumentet e nxjerra në mediat shqiptare, tregojnë se pronarët indirekt të ABI Bank, janë regjistruar në një zonë offshore. Kështu NCH Balkan Fund, L.P është shoqëri me përgjegjësi të kufizuar e regjistruar në Ishujt Cayman me numër regjistri MC-15214. Në po të njëjtin vend, pra në ishujt Cayman është regjistruar edhe kompania tjetër që ka në bashkëpronësi “Tranzit” sh.p.k, Neë Century Holdings XI, L.P, e cila ka si numër regjistri CR-10711. Këto dy kompani, bashkë me një shtetas shqiptar që është aksioner në kompaninë “Tranzit” dhe administrator në ABI Bank, në vitin 2009 vendosën të krijojnë në Shqipëri kompaninë “Tranzit”. Kjo kompani ka si objektiv të aktivitetit të saj të ofrojë kredi personave fizikë dhe juridikë, faktoringu, qiraja financiare (leasingu), këshillimi dhe shërbime ndërmjetësimi. Veç kësaj, në përputhje me legjislacionin shqiptar, “Tranzit” mund të kryejë çdo veprimtari të lidhur drejtpërdrejt ose jo drejtpërdrejt, që vjen si pasojë ose që është e lidhur me veprimtaritë e mësipërme. Në shtator të vitit 2015 bëhet kalimi i pronësisë së Credit Agricole tek Tranzit shpk, emërohet bordi i ri i bankës, dhe ajo riquhet Banka Amerikane e Investimeve sh.a. Më 17 tetor 2015, Banka e Shqipërisë autorizon kalimin e kuotave 100 për qind tek Tranzit shpk. Presidenti ri i bordit u emërua Lorenzo Roncario 84-vjeçari italo-amerikan, banues në Panama, konsull nderi i Uruguajt në Tiranë, ish-drejtues ekzekutiv i Bankës Amerikane të Shqipërisë e më herët i ING Italia. Drejtori Ekzekutiv u emërua Andi Ballta dhe anëtarë të bordit Armand Muharremi (ish-KPMG Shqipëri), Mark Craëford (President i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë) dhe Rezzo Schlauch (kryetar i grupit të Partisë së Gjelbërt në Bundestag, ish-nënsekretar në qeverinë gjermane, konsull nderi i Shqipërisë në Stokardë, i martuar me një aktore shqiptare.) Prania në këshill e Rezzo Schlauch dhe lidhja me Rusinë, sjell skemat tipike të rrethit të Fondacionit Soros, që në fakt shumë blogje gjermane ia veshin zotit Schlauch, zoti Bodo Hombach, zotit Michael Stainer dhe politikanëve të tjerë gjermanë të së majtës jeshile, që kanë kaluar në misione diplomatike dhe financiare delikate në Ballkan. Banka ABI merr menjëherë shumë çmime “institucionale” nga qeveria shqiptare dhe Bashkia e Tiranës, edhe pse nuk duket se ka zhvilluar ndonjë biznes të madh, duke parë që nga blerja e bankës vetëm të ardhurat janë rritur me 63 milionë euro, pothuajse me 50 për qind, ndërsa çdo gjë tjetër ka mbetur e pandryshuar. Sipas informacionit të publikuar nga uebi i NHC-së, Banka ABI mund të veprojë edhe si depozitë për fondet e kontrolluara nga NHC. Dhe kjo mund të shpjegojë rritjet e papritura të të ardhurave, duke pasur pronësinë e bankës drejton drejt saj likuiditetin e fondeve që administron.

Exit mobile version