Christian Schmidt është nënkryetari i Unionit Christian Social të Bavarisë CSU deputet në Bundestagun Gjerman dhe njëkohësisht ministri Federal i Bujqësisënë qeverinë Merkel. Përpos kësaj është dhe zëdhënës për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë në CSU. Eshtë partia kryesore e koalicionit të CDU-së, e kryesuar nga Kancelarja Angela Merkel, dhe që prej 2013 qeverisin ekonominë më të madhe Evropës. Ndoshta, i gjithë ky shpjegim do ishte i panevojshëm në rast se më datë 17 nëntor të këtij viti, ai nuk do ishte në Tiranë, dhe të kryente një takim me kryeministrin Rama, ku tema e diskutimit në veçanti nuk do ishte vetëm Bujqësia. Christian Schmidt, në një intervistë për Televizionin Gjerman ARD ka deklaruar se ia ka thënë troç dhe qartë Kryeministrit Rama, se vendi që ai drejton është kthyer në eksportuesin më të madh të drogës në Bashkimin Evropian. “Vendet importuese të kanabisit janë ato të Bashkimit Europian; domethënë problemi vjen direkt tek ne. Këtë problem duhet ta luftojmë së bashku. Prodhimi e tregtia e drogës nuk na duhet në BE”. Nga ana tjetër, zoti Schmidt ja ka bërë të qartë se shqetësim mbetet dhe gjendja e korrupsionit në vend “ka dhe gjëra që duhet të sqarohen si gjendja e korupsionit. Ne kemi edhe shqetësimin e përgjithshëm të rreziqeve nga jashtë Europës….”.
Heshtja e Kryeministrisë
Deklarata e Schmidt, ka qenë vetëm një javë përpara se të nisej Rama për në Gjermani me qëllimin për t’i mbushur mendjen Kancelares Merkel, që të hapte negociatat këtë dhjetor. Por në faqen e Kryeministrisë mungon takimi me zotin Schmidt. Ndoshta Endri Fuga, drejtori i mediave të Ramës i importuar nga shoqata “Mjaft”se ka parë të udhës të pasqyrojë qoftë dhe formalisht një takim me të dërguarin e Kancelares në Tiranë, megjithëse ai mban një post jo pak të rëndësishëm në qeverinë e atjeshme. Që nga 15 nëntori, kur është lajmëruar sjellja e 129 makinave japoneze lajmi ka kapërcyer më datë 28 nëntor ditën kur Rama takoi Merkelin. Pra, faqja e Kryeministrisë, që publikon çdo lloj lajmi dhe kur flet broçkulla Niko Peleshi, nuk publikoi lajmin e ardhjes së numrit dy të CSU. Arsyeja ka qenë e qartë! Ramës zoti Schmidt i ka thënë në sy se ska ulje në tavolinë për negociata me një qeveri, e cila është hambar kanabisi për Evropën dhe Gjermania është nga vendet më të prekura. Duket se llomotitjet për asgjësimin e 98 përqind të drogës në vend, ministrit gjerman, por edhe vetë Kancelares së Gjermanisë nga një vesh i kanë hyrë dhe nga një tjetër i kanë dalë. Trau ështëi ulur për Shqipërinë dhe nuk mjafton vettingu ifamshëm qëkështu siçështë qëi hap derën “gjuetisë së shtrigave” dhe futjen e militantëve në drejtësi, pornë radhë të parë duhen parë me prioritet lufta kundër drogës, e cila njëkohësisht është dhe luftë kundër krimit të organizuar, apo dhe e korrupsionit.
Ardhja e Krischbaum
Por me sa duket qeveria dhe Bundestagu Gjerman, e panë se Rama nuk e mori mesazhin e parë. Në fakt në këtë drejtim, kryeministri s’do ta ndajë fantazinë nga realiteti, gjë që e ka dëshmuar shpesh. Përpjekjet për ta kaluar topin në krahun tjetër a medeklaratatë tillasi “Zhbllokimi i vettingut, nga ana e PD-sëçon në hapjen e negociatave” (në fakt vettingun e bllokoi Gjykata Kushtetuese dhe jo Partia Demokratike), do tësillinin nëTiranë më datë 24 nëntor këtë herëdeputetin e CDU-së së Kancelares Merkelnjëkohësisht kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme dhe Zgjerimin në Bundestagun gjerman, Gunther Krischbaum, i cili foli dhe më qartë. Nuk ka hapje negociatash pa luftë kundër drogës, zgjedhje të lira dhe të ndershme, luftë kundër korrupsionit dhe flakjen e kriminelëve jashtë politikës. Krischbaum u shpreh qartë se kishte mandatin e qeverisë edhe të grupit parlamentar që ai përfaqëson. “Unë kam mandatin e grupit parlamentar të CDU-CSU dhe kryetarit të Grupit Parlamentar për të folur këtu. Bundestagu ka të drejtën dhe detyrimin që të shprehë qëndrimin e tij ndaj një vendi kandidat, ndaj pa marrë më parë një votë pozitive të Bundestagut, Kancelarja gjermane nuk mund të shprehet pro çeljes së negociatave të anëtarësimit me një vend kandidat”.
Djegia e të vetmes kartë që Rama donte ta përdorte
Kjo do tëishte një goditje e rëndë politike për spërdredhjet politike të Edi Ramës. Hapja e negociatave do tëishte suksesi i vetëm i tij në tre vjet qeverisje, dhe kish kohë që e shtronte fort si kartën e fundit. Megjithëse ka qenë një takim zyrtar (kryetari iKomisionit të Jashtëm të Bundestagut, nuk mund të vijë personalisht në një takim me Kryeministrin e Shqipërisë) Edi Rama nëpërmjet mediave të tij, u mundua ta pasqyronte si takim personal. Nga faqja e Kryeministrisë sërish heshtje për takimin. E vetmja deklaratë, do tëishte ajo e kryeministrit të nesërmen në faqen e tij në Facebook, ku do të akuzonte kreun e opozitës për dështimin e negociatave. Sipas asaj çka shkruante Rama më 25 nëntor, linte të kuptohej se ishte opozita ajo që kish urdhëruar Kryetarin e Komisionit të Jashtëm tëBundestagut për bllokimin e negociatave, dhe ky i fundit e kish qëndrim personal të tij. Arsyetimi më absurd që mund të vijë nga një Kryeministër. E çfarë inati personal paska Krischbaum me vendin e shqiponjave?! Ose ku do e gjente opozita shqiptare tërë atë fuqi satë ndikonte në një vendim kaq të rëndësishëm të Bundestagut? Këtë vetëm mendja e Edi Ramës mund ta sqarojë.Në një kohëqë opozita kishte votuar të gjitha ligjet e integrimit, ka shprehur gatishmërinë për të kontribuar në zgjidhjen e të gjitha problematikave në lidhje me këtëçështje, do tëbinte pre e një sulmi sa absurd dhe tëçmendur! Por me sa shihet, kryeministri e ngatërron me veten, ose mendon se të gjitha veprimet bëhen sipas asaj çka do tëbënte ai. Ndoshta iu kujtua, bllokimi i marrjes së statusit të vendit kandidat në vitin 2011-2012, me pretendimet se i ishin bërë padrejtësi Vangjel Ndrekos për kreun e Këshillit të Qarkut Fier. Një gjest qesharak, qëi kushtoi Shqipërisë statusin të paktën dhe dy vjet të tjera!
“Jo”- ja e Merkel i vuri kapakun shpresave të Ramës
Nën këtë valë refuzimi, dhe mesazhesh refuzimi Rama do tënisej më datë 26 për të takuar Kancelaren Merkel. Kjo pasi kaloi nja dy ditëweekend në Milano. Ndoshta mendoi se prezenca e tij atje, batutat e përhershme për karrierën e tij sportive dhe si piktor në kohën e komunizmit do jepnin rezultat tjetër. E dinte se përgjigja ishte jo e prerë, dhe kjo për faj vetëm qeverisë që ai drejton. Ia kishte thënë më parë dhe Ditmiri iMinistrisë së Jashtme, një fakt që e zbuloi kryetari i PD-së Lulzim Bashanë opinionin e ditës së enjte datë 1 dhjetor. Por sërish mori avionin me delirin se do të kthehej triufmator. Vetëm se u gabua në llogaritë e tij. Takimi me Merkel, nuk mund të ishte një nga takimet e përjavshme që ai bën me Metën në zyrën e Kryesisë. Vendimet e Gjermanisë, nuk janë si votat nëParlament, ku mund t’i blesh dhe t’i shesësh si në pazar. Merkel thjeshtë do i konfirmonte atë mesazh që i kish çuar me emisarët e saj në Tiranë, dhe kjo e tregoi dhe fytyra e vrerosur e kryeministrit në daljen para mediave. Fjala e Kancelares do ishte e shkurtër dhe e thatë “forcim i shtetit ligjor dhe luftë kundër korrupsionit”, duke ia prerëçdo shteg manipulimi të Ramës,icili u mundua të vërvitej dhe një herë tek vettingui tij. Nuk kishte batuta, nuk kishte sorrollatje. Këtë herë ishte një “nein” (jo) e prerë. As përçartjet e tij të papërgjegjshme, për influencën ruse në Shqipëri apo ndikim nga ISIS, që mund të ketëShqipëria nga mos hapja e negociatave nuk bënë punë. Në fakt, askush se merr vesh se, përse duhet të ketëndikim Rusia, apo përse duhet të vijë ISIS në vendin tonë. Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, dhe kërcënime të tilla janë qesharake. Kryeministrit si mbetej gjë tjetër vetëm se të kthehej me bisht ndër shalë nga Berlini, dhe të mobilizonte dhe një herë detashmentin mediatik për tia faturuar këtë dështim të tij opozitës. Por tam tamet e tij, do binin në vesh të shurdhër. Mesazhi ishte i qartë. Lufto krimin, lufto drogën, lufto korrupsionin, mos u ul në tavolinë me kriminelë, zhvillo zgjedhje të lira e të ndershme. Bëj kryeministrin e jo karagjozin, dhe më pas flasim në vitin 2018.
7 kushtet e vëna nga Gjermania për hapjen e negociatave
Kriteri i parë, ka të bëjë me reformën në administratën publike, e cila duhet të provohet në praktikë për të treguar se sa i qëndrueshëm është zbatimi i ligjeve të miratuara.
Kriteri i dytë, ka të bëjë me reformën në drejtësi, e cila, sikurse thotë dokumenti, duhet të zbatohet në mënyrë të qëndrueshme dhe të plotë me qëllim forcimin tërësor të nivelit të profesionalizmit dhe integritetit në fushën e drejtësisë.
Kriteri i tretë, thotë se në luftën ndaj korrupsionit nëpërmjet Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, e cila duhet të jetë e pavarur nga kontrolli dhe ndikimi i politikës, duhet të jenë shënuar arritje të konsiderueshme.
Kriteri i katërt, për luftën kundër krimit të organizuar është që të rritet ndjeshëm numri i dënimeve me vendime të formës së prerë, të forcohen dukshëm përpjekjet për luftën ndaj krimit të drogës dhe të shënohen suksese të prekshme.
Kriteri i pestë, ka të bëjë me atë që konsiderohet “prioriteti kyç” në fushën e të drejtave të njeriut, masave kundër diskriminimit dhe realizimit të së drejtës së pronës, për të cilin vlerësohet se Shqipëria duhet ende të përmbushë ato pika që përmend raporti i Komisionit Europian i datës 9 nëntor 2016.
Kriteri i gjashtë, është që rekomandimet e OSBE/ODIHR-it në lidhje me reformën zgjedhore të zbatohen deri në zgjedhjet e qershorit 2017, të cilat duhet të përmbushin standardet europiane.
Kriteri i shtatë, ka të bëjë me ligjin për Dekriminalizimin e Parlamentit dhe institucioneve qendrore e vendore, i cili, siç thotë dokumenti, duhet të zbatohet në mënyrë të qëndrueshme e të plotë.
Basha: Rama e dinte që nuk do kishte hapje negociatash
Kryetari i Partisë Demokratike tha ditën e enjte në një intervistë se Edi Rama se negociatat nuk do hapeshin. Sipas tij, burimet që kanë komunikuar me qeverinë, kanë njoftuar edhe opozitën një ditë para ardhjes së Gunther Krichbaum në Shqipëri. “Zotit Bushati i është komunikuar zyrtarisht se nuk do të ketë hapje negociatash me Shqipërinë. Shfrimi i Ramës ndaj Krichbaum tregon një gjë. Ai ka shpresuar deri ditën e fundit për ndryshimin e qëndrimit”, ka arsyetuar Basha fjalimet e Kryeministrit. Basha ka theksuar se nuk është PD-ja kundër hapjes së negociatave, por vendet anëtare të BE-së, po ashtu si shumica e shqiptarëve, e shohin me shqetësim një Shqipëri të mbytur nga droga, një politikë të deportuar nga krimi, korrupsion në nivele të larta dhe të gjitha këto, drejtpërdrejt, kanë shkatërruar standardin europian në jetën e çdo shqiptari. Ndër të tjera, ai, bëri me dije se në këto kushte BE, pavarësisht prej dëshirës tonë që të përdorë hapjen e negociatave si presion shtesë ndaj qeverisë.
Enton DACI