Bastian Schweinsteiger mund t’i japë lamtumirën Manchester United pas një sezoni të dështuar në Premier League. Unai Emery që mori zyrtarisht detyrën në krye të Paris Saint Germain pak ditë më parë, ka shprehur interes për ta transferuar mesfushorin gjerman në kryeqytetin francez. Sipas të përditshmes, “Sport Bild”, agjenti i lojtarit ka kontaktuar me klubin parizien që kërkon një figurë me peshë dhe eksperiencë pas largimit të Zlatan Ibrahimoviç. Trajneri Emery ka dalë në përfundimin se, mesfusha është reparti më delikat i skuadrës dhe Schweinsteiger mund të balancojë këtë repart falë eksperiencës së madhe që ka. Prania e gjermanit në skuadrën franceze do të ndihmonte shumë edhe dyshen Marco Verratti- Grzegorz Krychowiak, të cilët kanë nevojë për eksperiencë.
Kryesore
Continue to the categoryHajdutët e shembën teatrin natën!
Nga Doriana Musai
Ia vodhën gërmat teatrit. Natën.
Hajdutët vjedhin natën. Kur s’ka sy.
Ranë vetë!- thanë Hajdutët.
Sot kërkojnë vota se Hajdutët duan të vazhdojnë të vjedhin...