“Sciamano”/ Mediat italiane: Banda e kokainës në Itali merrte urdhëra nga Shqipëria!

Detaje të reja zbulohen lidhur me aksionin antidrogë në Itali të koduar “Sciamano”, që çoi në goditjen e dy organizatave të trafikut të drogës të lidhura mes tyre, që drejtoheshin nga shqiptarë.
Hetimet, siç raportojnë mediat italiane, kanë zbuluar se grupi qe vepronte në zonën e Lombardisë ka planifikuar të hynte në territorin e një stacioni të karabinierëve, për të marrë një sasi droge.
Më 31 Mars të vitit 2018, u transportua në stacionin e karabinierëve në Cavalese, makina që përdorej nga Vladimir Cufollarit, anëtar i bandës. Duke menduar se droga që gjendjen në automjet nuk ishte gjetur nga efektivët, Florenc Shkrepa dhe një tjetër anëtar i bandës shkuan pranë stacionit të karabinierëve për të mbikëqyrur situatën.
Më pas, i dhanë detajet përmes celularit shefit të tyre, Petrit Arapi, i cili asokohe ndodhej në Shqipëri, duke i thënë se makinën e ruante brenda territorit të kazermës vetëm një efektiv, raporton “La voce del Trentino”.
Për këtë arsye, grupi kishte planifikuar të futej brenda perimetrit të stacionit për të rikuperuar sasinë e drogës që ndodhej në makinë. Por më pas, zbuluan se sasia e drogës e fshehur në makinën që përdorej nga Cufollari, ishte sekuestruar nga karabinierët dhe kështu nuk vepruan.

auto arit21542827826

Exit mobile version