Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Italisë, Fabrizio Bucci.
Ka qenë vet zoti Gjekmarkaj që ka bërë të ditur detaje nga takimi në fjalë, ndërsa shton se miqësia me Italinë konfirmohet në çdo rast.
MESAZHI I GJEKMARAJT
Sot pata kënaqësinë të pres në Kuvendin e Shqipërisë, Shkelqesinë e Tij, Ambasadorin e Republikes së Italisë, z.Fabrizio Bucci.
Si gjithmonë, Italia shfaqet para nesh si vend mik dhe i dashur për shqiptarët, fakt ky që konfirmohet në çdo rast e çast nga përfaqësuesit e këtij vendi mik siç është edhe Z. Bucci.
Së bashku në emer të miqësisë së kohrave për të ardhmen e përbashkët europiane 🇦🇱🇮🇹