Seanca e parë ndaj Shullazit, më 10 maj

Gjykata e Krimeve të Rënda më datë 10 maj në ora 11:00 ka parashikuar zhvillimin e seancës së parë gjyqësore në ngarkim të Emiljano Shullazit dhe bandës së tij. Mësohet se pesë gjyqtarët e kryesuar nga Fran Prendi, kanë njoftuar avokatët dhe vet të pandehurit për ditën dhe orën e seancës, ku pritet të jenë të pranishëm të gjithë të pandehurit dhe avokatët mbrojtës.
Emiljano Shullazi ka përfunduar në gjyq bashkë me 4 të pandehur me cilësinë e bashkëpunëtorëve të tij në kryerjen e veprave penale si gjobëvënie, shpërthime me eksploziv dhe kanosje për shkak të detyrës. Veç të pandehurve që janë në gjyq, mësohet se Prokutoria po heton edhe 15 persona të tjerë, si bashkëpunëtor të Shullazit në krijimin e bandës në kuadër të së cilës vendosnin gjoba ndaj biznesmenëve të ndryshëm.

Artikulli paraprakfaqja e pare
Artikulli tjetërVeliaj vjedh qytetarët, UKT-ja në Kombinat, pagesa pa kupon tatimor