Seedorf kthehet si trajner në La Liga

Milan's coach Clarence Seedorf looks on prior the Italian Serie A soccer match AC Milan vs AS Livorno at Giuseppe Meazza stadium in Milan, Italy, 19 April 2014. ANSA/DANIELE MASCOLO

Pasi u mundën nga Real Sociedad në mbrëmjen e së premtes, zyrtarët e Deportivo la Coruna vendosën ta shkarkonin trajnerin Cristobal Parralo, pas shfaqjes dhe rezultatit të tillë katastrofal. Sipas spanjolles “Marca”, duket se ish-mesfushori i Holandës, Clarence Seedorf, do të konfirmohet si trajner i ri. Në përgjithësi, sezoni i tërë ka qenë një situatë lufte, ndërsa Deportivo e gjen veten të rrezikuar në La Liga, pa një fitore në gjashtë ndeshjet e fundit, duke humbur katër. Kuptohet që Seedorf nuk ishte objektivi kryesor i klubit. Fillimisht synuan veteranin uruguajan, Martin Lasarte, një ish-mbrojtës në “Estadio Riazor”, por ai e refuzoi ofertën e tyre. Ish-lojtari i Real Madridit, i cili kaloi katër muaj si trajner i Milanit në vitin 2014, pritet të konfirmohet sot si trajner. Pa dyshim, ai do të bëhet trajneri i shtatë i Deportivos në katër sezonet e fundit.

Exit mobile version