Sefa thirrje deputetëve: Respektoni detyrimet tuaja në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe diskutimet eja bëjini aty

“Partia Demokratike nuk do të pranojë marrëveshje në lidhje me Primin.” – kështu shprehet anëtari i kryesisë së PD-së dhe përfaqësuesi i saj në Komisionin e Reformës Zgjedhore, Indrit Sefa.

Në një postim në rrjetin social facebook, ai i është përgjigur akuzave të deputetit Dashnor Sula, i cili në një status në facebook ka shkruar se “askush nuk mund ta mbulojë pazarin skutave për Reformën Zgjedhore”.

Sefa i kërkon deputetit dhe kolegëve të tjerë të respektojnë detyrimet e tyre për pjesëmarrje në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe debatet t’i bëjnë aty.

Më poshtë postimi i plotë i Sefës:

Dhe njëher mikut tim i cili ka qenë dhe është pjesë e Komisionit të Posaçën për Reformën Zgjedhore. Në emër të Partisë Demokratike të garantojë që nuk do të pranohet kurrë një marrveshje ne lidhje ne “PRIMIN” dhe kjo ështe definitive. Pasi qartesuam këte fakt keni detyrimin te shpreheni ne lidhje me 4 pyetje thelbësore:

A jeni për listat e hapura?
A jeni për votimin dhe numërimin elektronik?
A jeni për Shqipëria 1 zonë elektorale?
A jeni për votimin fizikisht të diasporës?

Pasi ti përgjigjeni pozitivisht këtyre pytejeve jeni të lutur të respektoni detyrimet tuaja ne Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe të bëni debatin tuaj aty ku duhet bërë dhe madje të garantoni Demokratët që këto “frikërat” tuaja të mos shohin dritën e diellit. Beni detyrën tuaj, jeta ështe e gjatë dhe nuk lidhet me karrigen e deputetit, ajo është e përkohshme dhe nuk vlen sa për të shitur shpirtin.

Zoti jua ndriçoftë rrugën por kaq borxh ja keni Demokratëve të cilët duan të dinë a do ngriheni në lartësinë e detyrës që ju kanë besuat apo do jeni peng i karrigeve. Ju garantoj që ka jetë dhe jasht dyeve te Parlamentit ndaj behuni burra dhe shikoni realitetin në sy.

P.S- unë e di që i besoni shumë Ramës se e keni të provuar me qokat qe ju ka dhenë po koha ka treguar që Demokratët nuk ju kanë shfrytëzuar kurrë

Exit mobile version